Një sherr i dhunshëm është shënuar në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë. Një grua identiteti të cilës për arsye hetimore nuk është bërë i ditur ka goditur me thikë një vajzë tjetër.
E dhunuara ndodhet në trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Akoma nuk dihen motivet që çuan deri te ky incident.
Discussion about this post