GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Përlotet Bes Kallaku: Fëmijët, pasuria më e madhe që kam

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Përlotet Bes Kallaku: Fëmijët, pasuria më e madhe që kam
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A është i lumtur Bes Kallaku? Lidhur me këtë pyetje aktori tha se është i plotësuar, pasi ka pasurinë më të madhe, fëmijët e tij.

“Jam shumë i lumtur. Kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë.

Shqipëria për mua është vendi më i bukur në botë. Këtu kam arritur gjithçka. Njerëzit janë ata që të prishin dëshirën, bukurinë dhe gjithë përrallën e bukurive të këtij vendi”, shprehet ai

Gjithashtu Kallaku flet edhe për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të, për jetën e vet personale.

“Këtu njerëzit, dhe problematike është fakti që vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, shton ai.

Mes emocionesh dhe lotësh, flet edhe për marrëdhënien me fëmijët. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët.

Unë mundohem t’i induktoj Ajkës sa më shumë dhe sa më tepër jetën e fshatit. Sa herë është me mua mbjellim lule bashkë. I pëlqen jeta e fshatit,  e marr te kafshët. Gjatë verës ne mbarojmë të shkojmë në fshat. Shkojmë te Ija, rrimë aty. Fëmijët e sotëm, brezin e sotëm, teknologjia i ka nxjerrë nga natyrshmëria.

Unë nuk dal në intervista. Nuk flas për jetën time personale sepse t’i marrin dhe t’i nxjerrin nga konteksti. Bëjnë lajm për klikime. Lajmi i mirë nuk përbën më lajm. Publiku ka nevojë të dëgjojë mesazhe. Nuk po i mësoj unë, por po i them të gjithëve kushdo që ka mundësi të japë mesazhe njerëzore”, përfundoi aktori.

Etiketa: Bes Kallaku

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
E Premtja e Madhe, besimtarët ortodoksë ndjekin marshimin e Epitafit

E Premtja e Madhe, besimtarët ortodoksë ndjekin marshimin e Epitafit

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com