GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përlotet Rudina Hajdari: Shqiptarët janë përballë klubit të miliarderëve

17:06 - 12/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përlotet Rudina Hajdari: Shqiptarët janë përballë klubit të miliarderëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputetja Rudina Hajdari iu është drejtuar me një mesazh sot protestuesve. Ajo tha se beteja sot nuk është mes partive dhe mes militantëve. Por mes gjithë shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër. Nuk i ka përmbajtur lotët, teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.

Fjala e Rudina Hajdarit

“Teksa vija këtu bëra një copë rrugë me disa qytetarë që historikisht e kanë mbështetur PS-në dhe sot janë këtu në shesh. Do doja t’i përshëndesja ata dhe të gjithë ata që e kanë kuptuar që beteja sot nuk është mes partive, mes militantëve. Beteja është mes gjithë shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër. Ky klub miliarder po zhvat jo vetëm buxhetin e shtetit, jo vetëm burimet natyrore, jo vetëm pronën publike. Por mbi të gjitha është duke zhvatur ëndrrat tona dhe të fëmijëve tanë, për një të ardhme më të mirë. Ky shesh sot nuk është vetëm i demokratëve. Por për të gjithë ata sepse kjo betejë nuk mund të jetë vetëm e demokratëve. Por e gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri dhe të çlirohen njëherë e mirë nga kthetrat e miliarderëve në pushtet.

Sa prej jush i kanë fëmijët sot në emigrim, çoni duart tuaja. E shikoni sa jemi sot në shesh që fëmijët tanë nuk i kemi këtu. Si mund të begatohet një vend kur rinia largohet. Si mundet një baba e një nënë që të çojë dritën e syve në emigrim, si mundet një familje që nuk paguan dot faturën e energjisë dhe nuk paguan dot ushqimin të rrijë në këtë vend. Si mundet një baba të jetë i qetë kur nuk i siguron dot veshjet e lodrat e fëmijëve, arsimin.

A e dini që në këtë vend ka fëmijë që akoma nuk e kanë parë detin. Si mundet një student të jetë i qetë kur nuk paguan dot as ushqimin, as qiranë. Si mundet një pensionist të jetë në paqe kur nuk paguan dot me pensionin e tij as ushqimin as ilaçe. Ndaj ne duhet të sigurohemi që as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe.

Motra dhe vëllezër, unë jam Rudina Hajdari dhe sot të flas këtu është një privilegj i madh në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur këtu më kujtoni Azem Hajdarin, Azemi kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë. Ju përqafoj dhe ju dua shumë të gjithëve”, deklaroi Hajdari.

 

Etiketa: Përlotet Rudina Hajdari

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Para
Në fjalën e tij në protestë sot, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka deklaruar se protesta e sotme për të larguar Ramën nuk është betejë politike

“Nuk është betejë politike”/ Boçi në protestë: Ta fusim pas blindave të burgut atë që largon shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com