GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përmasa katastrofike, shkon në 153 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut

13:40 - 30/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmasa katastrofike, shkon në 153 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka shkuar në 153 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ndërsa 82 të tjerë janë plagosur. Mes të vdekurve janë edhe 20 shtetas të huaj, thonë shërbimet e urgjencës në Seul, raporton BBC. Incidenti vdekjeprurës i 30 tetorit, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në Itaewon – një zonë të njohur të jetës së natës – në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit.

Pamjet e një nate më parë nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja. Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si filloi përplasja e turmës.

Aktori Park Jung-hoon tha se turmat ishin “disa dhjetëra herë më të mëdha” se në Krishtlindje ose gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në Twitter se ndihet i pikëlluar për atë që ndodhi në Seul.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjarët dhe miqtë e të vdekurve dhe të plagosurve”, ka shkruar mes tjerash ai.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin korean.

“Franca është me ju”, ka shkruar ai në Twitter.

Lideri kinez, Xi Jinping, i ka dërguar një mesazh homologut të tij të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, duke i ofruar ngushëllime viktimave dhe familjeve të tyre, raporton media shtetërore kineze CCTV. Ai tha se në këtë fatkeqësi kishin humbur jetën katër kinezë dhe dy të tjerë ishin lënduar.

Marrë nga REL

Etiketa: Korea e JugutREL

Lajme të lidhura

Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët
Botë

Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

09:22 - 23/03/26
Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore
Botë

Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

14:05 - 22/03/26
Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë
Botë

Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

13:29 - 22/03/26
Para
E urojnë për fejesën me Adrola Dushin, reagon Capital T

Capital T shijon pushimet në Dubai, poston video duke shëtitur një tigër (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)
Uncategorized

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor...

Lexo më shumë
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26
Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

10:52 - 23/03/26
Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com