GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbajtja toksike në rrjetet sociale po shton vrasjet në Shqipëri

13:46 - 30/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Përmbajtja toksike në rrjetet sociale po shton vrasjet në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertët thonë se legjislacioni nevojitet për të adresuar përmbajtjen toksike të rrjeteve sociale që shumë shpesh shndërrohet në dhunë offline në Shqipëri, por ekziston frika se autoritetet do të kërkojnë sërish ta shfrytëzojnë këtë çështje për përfitime politike.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një TikToker i njohur shqiptar postoi një video duke “rrëfyer” se kishte punësuar dikë për të vendosur një bombë në shtëpinë e një rivali; makinës së TikTokerit i ishte vënë zjarri dhe ai donte të hakmerrej.

Të dy llogaritë kalojnë orë të tëra duke transmetuar drejtpërdrejt konfliktin e tyre; njëri ka më shumë se 380,000 ndjekës dhe tjetri më shumë se 250,000 ndjekës. Gjuha që ata përdorin është e dhunshme, nxit krimin dhe është poshtëruese ndaj grave. Por ata po fitojnë para dhe, madje, janë shfaqur në televizionet shqiptare për të diskutuar se si të fitojnë para në rrjetet sociale.

Gjuha e dhunshme, toksike në rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, Instagram dhe Snapchat, është në rritje në Shqipëri, duke u shndërruar në ngacmime offline, dhunë dhe, në disa raste gjatë muajve të fundit, në vdekje.

Në shkurt, një 27-vjeçare vrau veten në kryeqytet, Tiranë, pasi një foto eksplicite e saj u shpërnda në TikTok dhe një 39-vjeçar u arrestua nën dyshimin se “shkaktoi vetëvrasjen”. Në mars, dy adoleshentë u arrestuan në Fier të dyshuar për vrasjen e një personi tjetër për një “like” në TikTok. Vitin e kaluar, në prill, një burrë qëlloi dhe plagosi dy persona pas një debati në TikTok për muzikë. Të njëjtin muaj, në qytetin portual të Durrësit, dy burra u plagosën në një përleshje që filloi në TikTok. Dhe në maj 2023, një djalë 15-vjeçar u vra dhe një shok u plagos në një përplasje që fillimisht nisi në TikTok.

Ndërsa takonte përfaqësues të TikTok-ut dhe nxënës të një shkolle të mesme të Tiranës në shkurt, ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla tha se “kambanat e alarmit” po binin.

“Në këtë platformë ka një gjuhë të pakontrolluar”, tha ai. “Mesazhet përmbajnë gjuhë krejtësisht të papërshtatshme. Dhe pastaj është edhe promovimi i aktiviteteve kriminale, si dhe promovimi i lëndëve narkotike.”

Ekspertë të të drejtave thonë se nevojitet një legjislacion, por nuk ka ende asgjë në përgatitje e sipër.

“Së pari, nevojitet një kuadër i qartë ligjor që rregullon të drejtat dhe përgjegjësitë digjitale”, tha Megi Reci, juriste dhe studiuese për sigurinë digjitale në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM. “Këto përfshijnë ligje që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe privatësinë në internet, si dhe ligje kundër bullizimit kibernetik, ngacmimit, përndjekjes, shantazhit seksual ose gjuhës së urrejtjes në internet.”

“Në mungesë të tyre, niveli i mosndëshkimit është i lartë dhe është një faktor mundësues”, tha Reçi për BIRN. “Në Shqipëri ka pasur raste kur kërcënimet apo shqetësimet online janë pasuar me vrasje apo vetëvrasje. Ata janë mbajtur përgjegjës vetëm pasi ndodhi krimi ‘fizik’”.

Përfitime politike?

Mirgit Vataj, kreu i Urdhrit të Punonjësve Socialë, i cili jep licencat për punonjësit socialë, bëri thirrje që të rinjtë të mësohen në shkollë se si të sillen në internet dhe institucionet publike dhe kompanitë që qëndrojnë pas platformave të tilla të bashkëpunojnë për rregullimin e tyre.

 “Ndonjëherë është shumë e vështirë të parandalohet pasi interneti është një hapësirë që nuk njeh kufij dhe strategjia më efektive që mund të zbatohet në raste të tilla është fillimi i një fushate masive kombëtare për të ndërgjegjësuar të rinjtë se si të përdorin platformat sociale me përgjegjësi dhe të flasim për atë që konsiderohet ‘higjienë kibernetike’, në mënyrë që të kemi një mjedis të shëndetshëm ku nuk përdoret gjuha e urrejtjes, gjuha fyese, kërcënimet, të cilat mund të kthehen në dhunë fizike”, tha Vataj për BIRN.

 “Fatkeqësisht, në Shqipëri, gjuha e dhunshme përdoret si një mënyrë për të rritur dukshmërinë.”

Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Qendra për të Drejtat e Njeriut të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, e cila drejton linjën telefonike “I Sigurt” si pjesë e përpjekjeve të saj për të luftuar dhunën kibernetike ndaj të miturve, paralajmëroi për një rritje të “mashkullorësisë toksike” në të gjitha platformat sociale, por veçanërisht TikTok dhe Instagram, “që mbi të gjitha prek djemtë adoleshentë”.

 “Po kështu, modelet që u transmetohen janë po aq toksike, me imazhe dhe muzikë plot dhunë, jetë luksoze me makina të shtrenjta dhe seks, pa pyetur se si krijohen këto të ardhura për këtë lloj jete”, tha Hazizaj për BIRN.

 “Mungesa e kujdesit dhe edukimit të duhur prindëror, së bashku me mungesën e mekanizmave, rregullave dhe edukimit të duhur në shkollë, po i udhëheq gjithnjë e më shumë adoleshentët në një rrugë ku dhuna është normë.”

Në Shqipëri, megjithatë, ka shqetësime se autoritetet mund të kërkojnë të përfitojnë nga frika e tillë për të shtypur liritë në internet në mënyrë që të fitojnë një avantazh politik.

Në vitin 2019, qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi të rregullonte mediat online përmes një pakete ligjesh që Rama pretendonte se do të luftonin shpifjen. Megjithatë, grupet e të drejtave civile thanë se paketa kërcënonte të censuronte kritikat legjitime ndaj qeverisë dhe, pas një beteje tre-vjeçare, socialistët e tërhoqën propozimin.

Kur një grua 41-vjeçare vrau veten në janar në Durrës pasi u bullizua në TikTok, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, një anëtare socialiste e Partisë Socialistë të Ramës, njoftoi se ligjvënësit do të debatonin menjëherë “ndryshimet në legjislacionin për median online, kodin penal dhe ligjet që kanë të bëjnë me krimin kibernetik, sulmet, përmbajtjet fyese dhe agresive në rrjetet sociale”.

Etiketa: BIRNrrejtet socialeVrasje

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com