GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Përmbarimi i sekuestron Niko Peleshit 800 mijë euro (VIDEO)

12:46 - 09/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbarimi i sekuestron Niko Peleshit 800 mijë euro (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kjo ishte arritja më e madhe në planin ndërkombëtar gjatë periudhës së pluralizimit. Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga nikoqiri korçar, Niko Peleshi.

Por, kur vjen puna tek detyrimet financiare, as ushtria shqiptare e NATO-s dhe as nikoqiri Peleshi janë shumë larg standarteve normale institucionale. Prej më shumë se dy muajsh, një zyrë përmbarimore ka bllokuar plot 865 milionë lekë të vjetra ose pak më shumë se 800 mijë euro në llogaritë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Gijotina”, rezulton se zyra përmbarimore private “Besa” ka lëshuar urdhërin e sekustrimit të llogarive bankare të Ministrisë së Peleshit në datë 13 shkurt 2023. Nuk është e qartë se cili është detyrimi që duhet të shlyejë Peleshi dhe vartësit e tij. Megjithatë, urdhëri i sekuestros mban shënimin: “Riaktualizim detyrimi dhe urdhër për vendosjen e sekuestros konservative”.

Ky shënim do të thotë që llogaritë e Peleshit kanë qenë të bllokuara edhe më herët për të njëjtin detyrim. Pas një lirimi të përkohshëm, duket se Ministria e Mbrojtjes nuk ka shlyer detyrimin dhe për të arsye është riaktivizuar sërish urdhëri i sekuestros.

Detajet e pjesshme mbi këtë skandal të Ministrisë së Peleshit gjenden të afishuara në Gjykatën Administrative të Apelit. Në 3 Maj 2023, kjo gjykatë ka regjistruar padinë e Ministrisë së Mbrojtjes për kundërshtimin e urdhrit të sekuestros.

Në objektin e padisë thuhet teksualisht: “Kundërshtim të veprimeve përmbarimore. Anulim të urdhrit nr. 1/11, datë 13.02.2023, të Zyrës së Përmbarimit Privat “Besa” shpk, Pëmibaruesi Gjyqësor Privat Klodiana Tabaj për “Riaktualizim detyrimi dhe urdhër për vendosjen e sekuestros konservative” mbi llogarinë e thesarit të Ministrisë së Mbrojtjes, ne masën 86,470,216 (tetëdhjetë e gjashtë milion e katërqind e shtatëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë. Detyrimin e palës së paditur të nxjerrë aktet përkatëse për Degën e Thesarit, Tiranë për heqjen e sekuestros konservative në llogarinë e thesarit të Ministrisë së Mbrojtjes, në masën 86,470,216 lekë”.

Tashmë pritet që kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes të hidhet në short dhe të caktohet trupa gjykuese që do të marrë në shqyrtim padinë.

Pavarësisht vendimit që mund të merret, shenjat e skandalit janë të duksshme.

Ministria e Mbrojtjes e një vendi anëtar të NATO-s detyrohet t’i drejtohet gjykatës për të liruar llogaritë e saj bankare, për shkak të detyrimeve të pashlyera.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 800 mije euroniko peleshiSekuestrim

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Celibashi: 10 kandidatë për bashki janë çuar për hetim të thelluar

Gjuha fyese e Ramës në fushatë, Celibashi: Është çështje e tyre...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com