Një aksident me mjet bujqësor është shënuar në zonën e Kolonjës, ku një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur. Shtetasi Egzon Begaj, banor i Kolonjës, ishte nisur për të punuar tokën, kur ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor tip “Zetor”, i cili është përmbysur në një tatëpjetë.
Si pasojë e aksidentit, 64-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit, që për pak i rrezikoi jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit ka qenë lagështia dhe balta në rrugën ku po lëvizte mjeti. Hetimet vijojnë.









Discussion about this post