Si pasojë e reshjeve intensive gjatë natës kanë nga shtrati lumi i Bistricës dhe lumi i Kalasës. Uji ka vërshuar në banesa, rrugë dhe toka bujqësore. Përpos reshjeve kanë ndikuar dhe zjarret e verës, pasi janë djegur pyjet dhe lumenjtë janë bërë më të rrëmbyeshëm.
Katër familje janë evakuar në Delvinë dhe dy në Finiq, pasi uji në banesa shkoi në 50 cm. Në pamje po shihni momentin e evakuimit të një të moshuari në Mesopotam.
Situata vazhdon të mbetet kritike, tha në bisedë telefonike nënprefekti i Vlorës, Kristo Kico, pasi niveli i ujit është i lartë në argjinatura. Nga vërshimi i ujit është shembur ura në hyrje të Delvinës, duke lënë në izolim banorët e Lefterhorit dhe Kakodhiqit. Është shembur ura e Vanës, duke lënë në izolim banorët e Vanës. Aksi nacional Kranë–Muzinë është aktualisht i bllokuar nga përmbytja që ka shkaktuar Bistrica.
Ndërsa lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati në fshatin Shelegar duke vështirësuar kalimin në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë dhe Kardhiq. Kryeplaku i fshatit Shelegar tha se ura ishte e ngushtë, jashtë standardit.
Po kështu është ndërprerë furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës dhe ne qytetin e Delvinës, pasi është turbulluar uji në burimet e Navaricës dhe puset në fushën e Vrionit.
Strukturat e emergjencave civile janë pozicionuar pranë Urës së Mifolit, për s ndërhyrë menjëherë në rast të daljes nga shtrati të lumit Vjosë, i cili aktualisht ka prurje te shumta.
Niveli i ujit në Urën e Mifolit në Novoselë ka arritur në 5 metra. Autoritetet paralajmërojnë se nëse Vjosa kalon mbi 6 metra, banorët do të njoftohen për evakuim të menjëhershëm.
Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme.
Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
Qarku Durrës
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.
Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Qarku Kukës
Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugire nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet
Qarku Shkodër
Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.
Qarku Vlorë
Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë terhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji. Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane.
Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë. Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë.
Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.
Qarku Fier
Referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet – Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.
Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.
Qarku Elbasan
Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Murraç” dhe në segmentin Elbasan-Librazhd.
Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.
Qarku Berat
Rreth 20 hektarë parcela me ullishte në lagjet “Lopari” dhe “Selamaj”, në fshatin Veterrik, njësia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanë prani të ujit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.
Qarku Korçë
Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.
Qarku Gjirokastër
Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta.
Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.
Qarku Dibër
Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë admnistrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë admnistrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët.
Në bashkinë Mat po punohet për largunin e ujit në katet e para të shkollave; “Mustafa Gjestila” dhe “28 Nëntori” si edhe në disa banesa. Puna vijon në Fushë Baz, lagja “Nelaj” ku prurjet e përroit kanë bllokuar rrugët.
Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës. Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast.
gijotina.com/










Discussion about this post