GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytjet/ Gjekmarkaj: Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve

12:36 - 07/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytjet/ Gjekmarkaj: Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka denoncuar në një shënim në faqen tij në facebook neglizhencën dhe indiferencën e organeve të pushtetit vendor pas përmbytjeve katastrofike në shumë zonat të vendit.

Ai në mënyrë të veçantë është ndalur tek situata në Kurbin. “Denoncoj neglizhencën e rëndë dhe të pajustifikueshme të Bashkisë Kurbin dhe të pushtetit qendror për mungesën totale të masave parandaluese ndaj përmbytjeve”, shkruan deputeti demokrat.

“Kjo situatë është e patolerueshme dhe përbën një dështim të plotë të institucioneve përgjegjëse” shkruan ai.

Reagimi

Partia Demokratike denoncon neglizhencën e rëndë dhe të pajustifikueshme të Bashkisë Kurbin dhe të pushtetit qendror për mungesën totale të masave parandaluese ndaj përmbytjeve

Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie, mijëra familje janë përmbytur, ndërsa shumë prej tyre janë goditur dy herë brenda pak javësh, duke humbur banesa, orendi dhe burimin e vetëm të jetesës. Kjo situatë është e patolerueshme dhe përbën një dështim të plotë të institucioneve përgjegjëse.

Partia Demokratike i bën thirrje urgjente organeve shtetërore që të ndërhyjnë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura, të evidentojnë dëmet reale dhe të sigurojnë dëmshpërblimin e plotë të qytetarëve të prekur.

Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë dhe i Bashkisë Kurbin janë një akt i papranueshëm braktisjeje ndaj qytetarëve. Përmbytjet nuk janë një fenomen i paparashikueshëm, por pasojë direkte e mungesës së investimeve dhe e neglizhencës institucionale.

Partia Demokratike do të vijojë të denoncojë këtë situatë dhe të qëndrojë në krah të qytetarëve të prekur, deri në marrjen e përgjegjësive dhe zgjidhjeve konkrete.

Etiketa: Gjekmarkajpermbytje

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim
Breaking Views

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Para
Berisha: Të shpallet urgjentisht gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama po sillet me paturpësi

Berisha: Të shpallet urgjentisht gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama po sillet me paturpësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com