GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përmbytjet në Tiranë, Berisha: Erion Betoni krihet në vakanca luksi

17:21 - 12/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytjet në Tiranë, Berisha: Erion Betoni krihet në vakanca luksi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën e paraqitur ditën e sotme rrugëve të Tiranës pas reshjeve të shiut që ranë.

Berisha pamjen e rrugëve e konsideron si një kaos total që vetëm një qyteti evropian të zhvilluar nuk i ngjan.

“Të dashur miq, këto pamje vijnë nga rrugët e Tiranës ditën e sotme, ku shihet qartë përmbytja totale e tyre, duke krijuar pamundësi në lëvizje për çdo qytetar – një kaos total që vetëm një qyteti europian të zhvilluar nuk i ngjan. Ndërtime e vetëm ndërtime, sistem kanalizimesh i vjetër ose i ndërtuar sa për sy e faqe vetëm që kullat të ngrihen e paratë të pastrohen me shpejtësinë e erës – një babëzi çnjerëzore për përfitime; përfitime që po sjellin vetëm shkatërrim. Dhe pamjet e tregojnë vetë babëzinë e pushtetit të dyshes Rama-Veliaj”, shkruan Berisha.

Ai shprehet se prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjtja. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë.

“Që prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjta. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë. Për të mos mjaftuar këto, Tirana kthehet si Venecia (version i shëmtuar mesjetar) gjatë reshjeve të shiut, ku lëvizja, tërë aktiviteti njerëzor, bëhen të pamundura për shkak të përmbytjes së rrugëve.  Po pse nuk janë kanalizimet funksionale për tu përballur me këto situata? Pse duhet qytetarët të përballen me përmbytje edhe për 20 minuta reshje. Erion Betoni nuk ka bërë asgjë për Tiranën, “kryeqytetin e rinisë”. Erion Betoni e ka vjedhur Tiranën, e ka shkatërruar duke i sjellë një dëm që do të kërkojë vite për tu ndrequr, për mos thënë kurrë. Ky krye-hajdut bashkë me shefin e tij janë e keqja më e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë. #sb”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…
Aktualitet

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

07:59 - 20/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Para
Moti i keq sjell problemet e para, rrëshqasin gurët në Burrel-Skuraj

Moti i keq sjell problemet e para, rrëshqasin gurët në Burrel-Skuraj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

08:17 - 20/02/26

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme....

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 20/02/26
Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

07:59 - 20/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026

07:37 - 20/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

07:30 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com