GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Përmbytjet po nxjerrin llumin e korrupsionit’, Gjoni: Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit

09:32 - 08/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Përmbytjet po nxjerrin llumin e korrupsionit’, Gjoni: Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, e ka cilësuar qeverinë si të papërgjegjshme, lidhur me përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se po tenton t’i shpëtojë drejtësisë.

Gjoni deklaroi se dëmet e shkaktuara në pasurinë e qytetarëve, në blegtori dhe në tokat bujqësore janë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, ndërsa reshjet janë një fenomen natyror, zgjatja e përmbytjeve për javë të tëra është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së ndërhyrjes nga shteti dhe emergjencat civile. Ai theksoi se kjo situatë “po nxjerr në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie”.

Duke u ndalur konkretisht te situata në Durrës, Gjoni u shpreh se ajo që ka ndodhur në këtë qark ka zbuluar “abuzimin shtetëror”. Ai kritikoi ashpër kryeministrin për fajësimin e qytetarëve, duke i quajtur “zhulsa”, si shkaktarë të përmbytjeve. Deputeti përmendi se vetëm një investim në Durrës për kanalet e ujërave të larta dhe hidrovorët kap vlerën e rreth 20 milionë eurove, duke lënë të kuptohet se fondet nuk kanë shkuar aty ku duhet.

Ai shtoi se  kreu i qeverisë nuk mban asnjë përgjegjësi dhe është i fokusuar vetëm në një qëllim: t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia.

“Po shkaktohen dëme të jashtëzakonshme në pasurinë e qytetarëve. Përveç taksave të cilët vilen, njëkohësisht rezulton që ka dëmtime në gja të gjallë, në ushqimin e gjesë së gjallë, në tokat bujqësore dhe prodhimet e tokave bujqësore, dhe unë e kuptoj që rreshjet ndodhin në çdo vend të botës dhe përmbytjet ka në çdo vend të botës.

Por përmbytje që të zgjasin me javë të tëra për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit dhe emergjencave civile, por njëkohësisht edhe mungesës së investimeve të cilët, tanimë po e nxjerrin në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie, tregon që kjo qeveri është e papërgjegjshme ndaj ndjeshmërisë qytetare.

Situata e Durrësit është një situatë e cila duhet të ndalemi në mënyrë të detajuar për shkak se situata e Durrësit ka nxjerrë në sipërfaqe të gjithë abuzimin shtetëror në lidhje me këtë qark dhe me këtë zonë. Padyshim, siç e përmendët edhe juve në insertin e paraqitur pak më parë, investimi në Durrës, vetëm një investim, është rreth 20 milionë euro, që ka të bëjë në lidhje me kanalet e ujërave të larta dhe njëkohësisht edhe me hidravorët.

Rezulton që kryeministri i Shqipërisë nuk mban as edhe një lloj përgjegjësie në lidhje me të gjithë abuzimet, sepse tani më, ai nuk merr përsipër në mënyrë më absolute që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Ai po mendon vetëm e vetëm se si të shtyjë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia, që sipas informacioneve të kohëve të fundit, unë besoj dhe jam i mendimit që është më afër se kurrë që të thirret nga institucionet ligjzbatuese, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Gjoni.

Etiketa: korrupsionKryesore1permbytjeRama

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Sulmet ndaj drejtësisë, BIRN: Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare

Sulmet ndaj drejtësisë, BIRN: Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull
moti

Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

07:30 - 20/02/26

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente...

Lexo më shumë
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com