Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua, pasi kishteyer dy herë masën e arrestit dhe kishte përndjekur i ish-shefen e tij. Gushtin e kaluar
43-vjeçari shqiptar, kishte hedhur një koktej molotov në makinën e pronares së kompanisë e cila e kishte pushuar nga puna. Fillimisht ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë arrest shtëpiak. Por në fund të shkurtit, brenda njëzet e katër orëve ai ishte arratisur dy herë.
Mediat italiane shkruajnë se 43-vjeçar ishte përgjegjës për një seri të dhunshme aktesh hakmarrëse ndaj ish-pronares së kompanisë ku punonte. Këto veprime erdhën pas pushimit të tij nga puna.
Përveç shkatërrimit të automjetit të saj, ai kishte tentuar t’i vinte zjarrin një prej furgonëve të kompanisë. Ai është transferuar në burgun në via Arginone, ku tani është në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për t’u përgjigjur për krimet e pretenduara, si dhe arratisjet e përsëritura të kryera në një kohë të shkurtër.
gijotina.com/










Discussion about this post