GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përpjekje evropiane për realizimin e ndryshimeve kushtetuese

23:18 - 17/07/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Përpjekje evropiane për realizimin e ndryshimeve kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët e lartë të çështjeve evropiane të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, që përbëjnë atë që njihet si “Trekëndëshi i Vaimarit” ishin në Shkup për të bindur opozitën maqedonase të votojë ndryshimet kushtetuese.

Ministrja gjermane për Evropën, Ana Lirman, Sekretarja franceze e Shtetit për Evropën, Laurence Boone dhe Ministri polak për Bashkimin Evropian, Shimon Shinovski vel Senk thanë se tani është momenti që të realizohen reformat e domosdoshme për t’i hapur rrugën vendit ballkanik drejt BE-së.

Zyrarët evropianë përcollën mesazhe në mbështetje të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa i bënë thirrje opozitës së drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja që shkaktojnë bllokimin drejt zgjerimit evroian.

Autoritetet në Shkup po përpiqen që përmes zyrtarëve evropianë të lobojnë tek opozita maqedonase për të pranuar ndryshimet kushtetuese që përbëjnë kusht për vazhdimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në në vjeshtë për anëtarësim në Bllok.

Ana Lirman, ministrja gjermane për Evropën e bëri të qartë mesazhin e saj:

“Nëse dëshironi një të ardhme në mirëqenie për këtë shtet, nëse dëshironi një të ardhme në BE, koha për këtë është tani! Ekziston një dritare e hapur e mundësive, sepse një dinamikë e re është paraqitur në procesin e integrimit me statusin vend kandidat për Ukrainën, për Moldavinë; hapa shtesë për procesin e zgjerimit janë në horizont për në vjeshtë. Procesi i vlerësimit, procesi teknik për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut do të përfundojë me gjasë në vjeshtë, kështu që tani është koha për hapa të tjerë në procesin e zgjerimit dhe nuk ka kohë për të humbur”, tha ajo.

Zonja Lirman parashtroi një pyetje për opozitën: “Cila është ideja juaj për të ardhmen e këtij vendi; apo me të vërtetë doni që vendi të humbasë shansin unik për t’iu bashkuar këtij komuniteti të paqes, të mirëqenies së BE-së”. Është e qartë, shtoi ajo, se treni i procesit të zgjerimit po lëviz shumë shpejt dhe në qoftë se Maqedonia e Veriut nuk lëvizë me ndryshimet kushtetuese – do ta humbasë trenin. “Kjo do të ishte për të ardhur keq sepse e dimë se sa përparim keni bërë përgjatë viteve të fundit; se sa të përkushtuar janë njerëzit në këtë vend kundrejt procesit të anëtarësimit”, theksoi ministrja gjermane.

Sekretarja franceze për Evropën, Laurence Boone tha se Maqedonia e Veriut i takon familjes së BE-së dhe se vendimi tani është në duart e Maqedonisë së Veriut. “Tani duhet që Maqedonia e Veriut ta bëjë lëvizjen për shkak të momentit të zgjerimit, në të cilin ne duam ta shikojmë këtë vend si anëtar të plotë. Bota ka ndryshuar; tensionet gjeoplolitike… Ajo që po ndodh në kontinent e bën zgjerimin të domosdoshëm për BE-në dhe për Ballkanin, po ashtu, sikur edhe për Ukrainën dhe Moldavinë”, u shpreh zyrtarja e lartë e Francës.

Edhe ministri i Polonisë për Bashkimin Evropian, Shimon Shinovski vel Senk tha se është në duart e klasës politike të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar ndryshimet kushtetuese “që është dakorduar midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe që do t’ju mundësojë të shkoni përpara me hapa vendimtarë drejt anëtarësimit në BE”. Ai shtoi se:“ky duhet të jetë vendim sovran i Maqedonisë së Veriut”.

Zëvendës-kryeministri maqedonas i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç bëri thirrje për realizimin e ndryshimeve kushtetuese me një politikë strategjike dhe proaktive.

“Ta kalojmë këtë periudhë pa asnjë dëm dhe pa mundësi për t’u kthyer prapa në dhomën e pritjes apo në të kaluarën e izoluar. Këtë e kemi kapërcyer dhe këtë nuk e duam as për qytetarët tanë e as për gjeneratat e ardhme. Ndryshimet kushtetuese do të dëshmohen në vepër, me kujdes të vërtetë për interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Kemi një shans që rrallë jepet. Në njëzet vjetët e fundit këtë e pati vetëm Kroacia nga rajoni ynë dhe e shfrytëzoi me mençuri”, tha zoti Mariçiç.

VMRO-ja e opozitës, ndërkohë nuk lëshon pé sa i takon përfshirjes së pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, një kërkesë kjo nga Brukseli që njëkohësisht paraqet dhe kushtin për vazhdimin e bisedimeve të Shkupit me BE-në për procesin integrues. VMRO-ja vlerëson se pushteti aktual i ka bërë mjaft lëshime Bullgarisë në dëm të interesave shtetërore dhe të popullit, historisë e identitetit maqedonas, teksa Sofja, sipas partisë, po vazhdon ta përçmojë popullin dhe vendin fqinj. VMRO-DPMNE-ja nuk e përdor emrin e ri kushtetues të vendit ‘Maqedonia e Veriut’ pas një marrëveshjeje të mundimshme me Greqinë të arritur në vitin 2018, por ajo vazhdon me ngulm ta përdorë vetëm referencën “Maqedoni”./VOA

Etiketa: Ndryshimet kushtetueseRMV

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Shpëtim DURO ngre në qiell lojtarin e Egnatias: Më i mirë se mesfushorët e Shqipërisë, më vjen keq që s’bëri si me Partizanin

Një hap larg historisë, Duro luan karrierën: Po them se çdo gjë do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com