GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përpjekje në fronte të ndryshme diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përpjekje në fronte të ndryshme diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Beteja për fatin e Ukrainës po zhvillohet në disa fronte. Zyrtarët amerikanë po udhëtojnë drejt vendeve të ndryshme të botës, për takime me civilët që janë prekur nga terrori, por gjithashtu po takohen me zyrtarë të vendeve tjera që mund të ndikojnë në dhënien fund të konfliktit.

Ndërsa trupat ruse vazhdojnë terrorin mbi Ukrainën, në këtë hotel të panjohur në Itali, vazhdojnë përpjekjet diplomatike për fatin e vendit.

Të hënën, Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u takua për shtatë orë në Romë me diplomatin më të lartë kinez, drejtorin e Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme, Yan Jiechi.

Zyrtarët e administratës e përshkruan atë si një takim të tensionuar, gjatë të cilit Uashingtoni i kujtoi privatisht Pekinit se do të kishte pasoja nëse do të shkelte sanksionet kundër makinerisë ruse të luftës.

Pas tre javë luftimesh, rreth 3 milionë ukranias janë larguar nga vendi. Shumica janë gra dhe fëmijë, pasi burrave të aftë për punë u ndalohen të largohen.

Vullnetarët civilë, nën komandën e presidentit Volodymyr Zelenskyy, përbëjnë pjesën më të madhe të rezistencës kundër ushtrisë profesionale ruse.

Uashingtoni bënë mje dije se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e zotit Zelensky për të krijuar një zonë të ndaluar për fluturime, dhe ka refuzuar propozimin e Polonisë që avionët e saj MIG t’i dërgojë në një bazë amerikane në Gjermani dhe prej andej t’ia japë Ukrainës.

Të shtunën, Presidenti Joe Biden autorizoi rreth 200 milionë dollarë ndihma për përgatitje ushtarake dhe stërvitje për trupat ukrainase.

Gjatë fundjavës, katër senatorë amerikanë vizituan Poloninë, vendin me numrin më të madh të refugjatëve.

Senatorja Amy Klobuchar i tha Zërin të Amerikës se Shtetet e Bashkuara ende kanë mundësi ta ndihmojnë Ukrainën.

“Nuk do t’i japim presidentit Putin një udhërrëfyes se si mund të bëhet kjo. Ka shumë mënyra si për shembull më shumë dronë, ose armë. Jemi të vendosur ta bëjmë këtë dhe duhet të bëjmë më shumë”.

Senatori Rob Portman tha se edhe Kina duhet të luajë rolin e saj.

“Kina duhet të tregohet e kujdesshme, sepse Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë, që nëpërmjet tregut, të dëmtojnë ekonominë kineze. Ata varen nga ne, dhe ne jemi të ndërvarur nga ta në një farë mënyre”.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, tha të hënën se Kina ka luajtur një rol konstruktiv në mbështeje të bisedimeve të paqes në Ukrainë dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për pretendime të rreme.

Ai as nuk pohoi dhe as nuk mohoi pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Kina planifikon të mbështesë Rusinë në të ardhmen.

Të hënën, delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan virtualisht në raundin e katërt të bisedimeve për paqe. Zoti Zelensky thotë se po përpiqet për një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Edhe vendet e largëta po angazhohen. Zëri i Amerikës pyeti zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë nëse administrata po shqyrton ofertën e Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për të ndërmjetësuar midis dy palëve.

Presidenti Zelensky ka refuzuar të largohet nga vendi i tij. Por ai ka hapur një front të ri virtual përmes një sërë video mesazheve të publikuara për civilët dhe ligjvënësit në mbarë botën. Të mërkurën, ai do të flasë në një seancë të përbashkët me dyer të mbyllura të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Etiketa: LuftaRusiukraina

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Anija ruse u shfaq në Durrës, reagon Ministria e Infrastrukturës: Ja pse…

Anija ruse u shfaq në Durrës, reagon Ministria e Infrastrukturës: Ja pse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com