GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përpjekjet intensive për evakuimin e amerikanëve dhe aleatëve nga Afganistani

18:51 - 19/08/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përpjekjet intensive për evakuimin e amerikanëve dhe aleatëve nga Afganistani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpjekjet për evakuimin e dhjetëra mijëra amerikanëve dhe afganëve nga Afganistani po intensifikohen pasi është e pasigurt nëse aleatët afganë mund të largohen pas 31 gushtit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb njofton se qindra trupa të tjera amerikane mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe afganë.

“Është diçka personale. Do t’i nxjerrim që andej. Kemi evakuuar afërsisht 5,000 njerëz dhe kemi ndërmend ta rrisim këtë numër”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Mark Milley.

Por jashtë aeroportit, evakuimi tani varet nga bashkëpunimi me talebanët, ndërsa vazhdojnë raportet për militantë që bllokojnë kalimin e amerikanëve dhe afganëve që SHBA -ja është zotuar t’i shpëtojë.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve se trupat amerikane do të qëndrojnë të përqendruara në mbrojtjen e aeroportit. Kaosi dhe paniku të hënën bllokuan trafikun ajror për orë të tëra dhe shkaktuan disa vdekje.

“Nuk kam aftësinë të zgjeroj operacionet aktuale në Kabul”, tha Sekretari Austin.

Kabuli u rrëzua me shpejtësi të dielën pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi. Ai foli me publikun afgan përmes Facebook-ut të Mërkurën.

“Unë u detyrova të largohem nga Kabuli për të parandaluar gjakderdhjen dhe shkatërrimin e Kabulit.”

SHBA u zotua të përfundojë tërheqjen deri më 31 gusht, por kjo mund të mos jetë kohë e mjaftueshme për të evakuuar të gjithë të rrezikuarit.

“Fakti është që ne do të bëjmë sa të mundemi për aq kohë sa të mundemi. Nëse dritarja është dy javë, ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht atë. Nëse na duhet më shumë kohë, ne do të përdorim më shumë kohë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price

Dhe në një intervistë me gazetarin George Stephanopoulos të ABC News të mërkurën, Presidenti Joe Biden dha pak shpresë për të shpëtuar afganët përtej fundit të muajit.

“Amerikanët duhet të kuptojnë që ne do të përpiqemi ta bëjmë një gjë të tillë para 31 gushtit.”

I pyetur nëse trupat do të vazhdojnë të qendrojnë nëse kjo nuk është realizuar deri në atë datë, presidenti Biden tha se do të përcaktohet se cilët kanë mbetur.

“Dhe nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”, tha ai.

Një mesazh që me siguri shqetëson mijëra afganë në rrezik që ende nuk do të jenë evakuuar dhe aleatët e tyre amerikanë të dëshpëruar që t’i shpëtojnë. / VOA

Lajme të lidhura

Legalizimi i kanabisit 2 vite më parë në Gjermani, studimi: Janë shtuar psikozat tek të rinjtë
Botë

Legalizimi i kanabisit 2 vite më parë në Gjermani, studimi: Janë shtuar psikozat tek të rinjtë

16:24 - 24/01/26
Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!
Aktualitet

Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

14:30 - 24/01/26
Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara
Aktualitet

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara

14:15 - 24/01/26
Para
Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve: Do marrim dozën e tretë të vaksinës

Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve: Do marrim dozën e tretë të vaksinës

TË FUNDIT

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye
Breaking Views

Milani ndalet në “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet në krye

23:12 - 25/01/26

Në javën e 22-të të Serie A, Roma ka marrë barazimin e parë të sezonit, duke u ndalur në 1-1...

Lexo më shumë
“Policia përdori gaz lotsjellës”/ Gazeta “La Republica”: Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku

“Policia përdori gaz lotsjellës”/ Gazeta “La Republica”: Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku

22:29 - 25/01/26
Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

21:56 - 25/01/26
Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com