Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Lidhur me ngjarjen e rëndë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Mund të ju konfirmoj se në rrugën UÇK ka ndodhur aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale janë lënduar katër persona”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.
Discussion about this post