Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, pranë zonës së lumit të Shalës.
Sipas informacioneve paraprake, dy skafe janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa dyshohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur 8 persona.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e të plagosurve. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.










Discussion about this post