Vijojnë aksidentet rrugore në Durrës. Një 28-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe, sipas informacioneve paraprake, i riu ka pësuar dëmtime të rënda.
Ai ndodhet aktualisht në sallën e operacionit në Spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rëndë, 28-vjeçari pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.










Discussion about this post