Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas tensioneve të regjistruara më herët. Ata kanë vijuar grumbullimin e tyre në një nga zonat kryesore të kryeqytetit.
Nderkaq efektivët epolicisë kanë arritur të shpërndajnë sërish turmën me gaz lotsjellës si dhe janë përplasur fizikisht me disa të rinj.
Situata vjen pas momenteve të tensionuara mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të mbetet aktive në rrugët e kryeqytetit.

gijotina.com/










Discussion about this post