GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja me armë në Maliq, ja si është gjendja e nënës dhe djalit

09:10 - 14/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me armë në Maliq, ja si është gjendja e nënës dhe djalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e orëve të para të së shtunës në Maliq ende vijon të jetë nën hetim, ku Ramiz Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës edhe djalin e tij.

62-vjeçari, i cili vuante nga shëndeti mendor sulmoi me armë edhe policinë, duke shkaktuar panik në fshat. Pas më shumë se 8 orë negociatash ai u vra nga RENEA, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurve nënë e bir, Pëllumbesha dhe Kamber Muçollarit është e stabilizuar.

Dy të plagosurit, nënë e bir që u sulmuan nga kryefamiljari Ramiz Mucollari tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Pëllumbesha Muçollari, ka thënë se shkak për acarimin e situatës ka qenë tentativa për ta bindur Ramizin 62 vjeç të shtrohej në spital, pasi gjendja e tij e shëndetit mendor ishte përkeqësuar. Në diskutim e sipër, Ramiz Muçollari e ka goditur me thikë kuzhine bashkëshorten të cilës i ka shkaktuara plagë në pjesë e këmbës.

Në sherr ka ndërhyrë edhe djali i tyre, Kamber Muçollari 27 vjeç ku edhe ky i fundit është sulmuar nga babai i tij, duke marrë plagë në pjesën e kokës. 62-vjeçari Ramiz Mucollari e ka goditur me pjesë e pasme të mitralozit, djalin e tij. Pas plagëve të marra ata kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur uniformat blu, gjendja shëndetësore e 62-vjeçarit është përkeqësuar, pasi ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej vazhdimisht me medikamente. Sapo kanë arritur policia ai ka filluar të qëllojë me armë në drejtim të tyre duke mos pranuar të dorëzohet.

Pas disa orë negociatash, forcat e rendit janë tërhequr, pa sukses, ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e njësisë speciale RENEA. Edhe këtë të fundit kanë tentuar ta bindin 62-vjeçarin të dorëzohet, por sërish ka qenë i pamundur komunikimi pasi janë përballur me breshëri plumbash. Përballë një situate të tillë dhe frikës së lëndimeve të qytetarëve të pafajshëm, ata iu kundërpërgjigjen me armë duke e lënë të vdekur!

Etiketa: ArmeMaliqperplasjeRENEA

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para
Do hyjnë në BBV 3? Ja kush janë 4 VIP-at e parë

Do hyjnë në BBV 3? Ja kush janë 4 VIP-at e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com