GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja me armë në Peqin, lidhja e kryebashkiakut me një nga të kërkuarit/ Detajet

21:36 - 24/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me armë në Peqin, lidhja e kryebashkiakut me një nga të kërkuarit/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Peqin, ku dy persona pas një konflikti mes tyre kanë shkëmbyer të shtëna me armë.

I pranishëm në konflikt ishte edhe kryebashkiaku i Peqinit Bukurosh Maçi, por fillimisht u raportua se kreu i bashkisë kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin mes shtetsve Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka.

Nga detajet e zbuluara rezulton se Leonard Elezi është kunati i kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi. Sipas raportimeve të fundit, mësohet se Elezi ka ndërhyrë për të ndihmuar kunatin e tij Maçi, i cili po konfliktohej me shtetasin Ceka.

Elezi dhe Ceka janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja që i përkasin dy armëve të ndryshme, një automatike model 56 dhe një pistoletë.

Policia tha se të shtënat ishin në ajër, por nga hetimet paraprake rezulton se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili ka zgjatur pothuajse 5 minuta.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur njerëz të lënduar, edhe pse zona ishte e populluar dhe kishte lëvizje.

Sapo kanë nisur të shtënat kalimtarë të rastit kanë hyrë në një bllok pallatesh për tu mbrojtur nga plumbat.

Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë nuk përmendet fakti se i pranishëm në konflikt ishte edhe Kryebashkiaku, që sipas raportimeve të fundit, duket se ka pasur një debat të fortë me 40-vjeçarin dhe në ndihmë të tij, ka shkuar kunati i tij.

Etiketa: kryebashkiakuKryesore1peqinperplasja

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Vrasja makabre e 22-vjeçares, “shpërthejnë” protestat në Itali/ Detajet

Vrasja makabre e 22-vjeçares, "shpërthejnë" protestat në Itali/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com