GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Kallmet, merret i pandehur ish zyrtari

09:42 - 07/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, merret i pandehur ish zyrtari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni i cili u përfshi në një konflikt me armë zjarri me një bashkëfshatar të tij në muajin prill të këtij viti, është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës.

Hetimet në lidhje me këtë çështje janë mbyllur dhe dosja penale e hetuar nga prokurori Françesk Ganaj është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Ndaj ish-zyrtarit lokal është ngritur akuza e plagosjes në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes si dhe armëmbajtja pa leje, ndërsa për Altin Markun është ngritur akuza “Vrasja e Mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas dosjes hetimore, ka qenë Altin Marku i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni. Ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij.

Nga të shtënat, të dy personat mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa dhe arma nuk është arritur të gjendet.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin Altin Marku.

Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga.

Por pas 6 muajsh, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit Besnik Simoni u lirua nga paraburgimi, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest në shtëpi.

Me këtë vendim nuk është pajtuar prokuroria e cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke kërkuar që i pandehuri të rikthehet në burg. Altin Marku vijon të qëndrojë në paraburgim, pasi kërkesat e tij për liri janë rrëzuar nga Gjykata e Lezhës.

Etiketa: Arme zjarrikonfliktLezhë

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Aksident në Lezhë-Shkodër, plagoset një grua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…
Breaking Views

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26

Ish-kryetari i grupit të Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit, Dritan Burgija, në një lidhje me studion...

Lexo më shumë
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com