Një polic grek që po trajtohej në spital prej 20 ditësh, ndërroi jetë të mërkurën. 31-vjeçari ishte plagosur gjatë një përplasjeje mes tifozëve në një ndeshje volejbolli.
Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor në qytetin e Pireut, jashtë stadiumit ku po luanin Olimpiakos dhe Panathinaikos. Policia ndërhyri për të shuar konfliktin mes 150 tifozëve, por një prej efektivëve u plagos nga mjetet piroteknike.
31-vjeçari luftoi prej javësh me plagët, por nuk mbijetoi. Policia ka arrestuar një 18-vjeçar për ngjarjen.
Discussion about this post