GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja në burgun e Peqinit, kush është Indrit Shaqja…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja në burgun e Peqinit, kush është Indrit Shaqja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm gjatë ajrimit në Burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj ka qëlluar me armë zjarri, Arben Lleshin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital dhe ka plagosur në këmbë, Indrit Shaqen.

Sipas News 24, dyshohet se gjithçka qenë e mirëmenduar nga organizatori, Sokol Mjacaj dhe se arma mund të jetë futur me dron në ambientet e burgut.

Kush është i plagosuri Indrit Shaqja?

Indrit Shaqja, akuzohet për grabitjen me pasojën vdekjen e dy të moshuarave Gjinovefa dhe Elsa Vava më 2 shtator të vitit 2014 në Durrës.

Pas ngjarjes, Shaqja u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestuar në tetor të vitit 2014 nga Interpoli në Barcelonë të Spanjës.

Zbulimi i grabitjes me pasojë vdekjen

Pak ditë pas vrasjes së dy kunatave, Elsa dhe Gjinovefa Vava, policia e Durrësit bëri të mundur zbulimin e autorëve të ngjarjes. Në një aksion të mirorganizuar, efektivët e krimeve të rënda bënë të mundur arrestimin e Edison Elmazit dhe Artur Kaçanollit, ndërsa shpallën në kërkim Indrit Shaqjen, i cili kish mundur të largohej në drejtim të paditur.

Krahas përpjekjeve të shumta të policisë së Durrësit nuk u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së 41-vjeçarit që ishte arratisur së bashku me 400 mijë lekët dhe bizhuteritë e grabitura në banesën dykatëshe të kunatave Vava. Në këto kushte, policia vë në zbatim planin B, i cili konsistonte në mbajtjen nën përgjim të familjarëve të 41-vjeçarit me banim në Shijak të Durrësit, me qëllim për të mësuar mbi vendndodhjen e tij. Pas disa ditësh pritje ka ndodhur ajo që mendohej, Shaqja lajmëron familjarët se ndodhej në Barcelonë të Spanjës shëndoshë e mirë. Ka mjaftuar kaq.

Policia e Durrësit kërkon ndihmën e Interpol Tiranës. Ky i fundit nis menjëherë korrespondencat me Interpol Madridin, duke i dërguar të gjitha të dhënat si dhe foto me gjeneralitetet përkatëse të shtetasit Indrit Shaqja. Pak ditë pas ngjarjes ku mbetën të vrara dy kunatat e moshuara dhe me ndihmën e parave dhe sendeve me vlerë të grabitura në shtëpinë e tyre, 41-vjeçari largohet nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor Shqipëri-Greqi.

Në harkun e pak ditëve zbarkon në Barcelonë të Spanjës te disa të afërm të tij, ku dhe u arrestua nga autoritetet spanjolle. Brenda pak ditëve, 41-vjeçari do të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin për krimin e dyfishtë të kryer në bashkëpunim.

I akuzuar për zhdukjen e Renit të Elbasanit

I plagosuri, Indrit Shaqja po ashtu akuzohet edhe për zhdukjen e Renit të Elbasanit në vitin 2014.

Ka qenë nëna e Renit, Silvani ajo që ka akuzuar Indrit Shaqen, i cili ka qenë i fundit që është takuar me Renin, para se ai të zhdukej.

Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama” në vitn 2015, nëna e Renit, Silvana, rrëfeu kalvarin e gjatë të vuajtjes së saj që nga zhdukja e djalit.

Etiketa: burgu peqinIndrit ShaqjaVrasja

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
Sekretariati i Kuvendit e bën rrugë, përjashton edhe 3 deputetë të PD

Sekretariati i Kuvendit e bën rrugë, përjashton edhe 3 deputetë të PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com