GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përplasja në PD, Zëri i Amerikës: Berisha kërkon thirrjen e forumeve, Basha i tregon kufirin

22:23 - 22/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja në PD, Zëri i Amerikës: Berisha kërkon thirrjen e forumeve, Basha i tregon kufirin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri tonet e përplasjes mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe pararendësit të tij, ish kryeministrit Sali Berisha po vijnë duke u rritur.

Ndërsa ky i fundit ka nisur një lëvizje në bazën demokrate duke kërkuar thirrjen e forumeve më të lartë të partisë për t’u shprehur për vendimin që e la atë jashtë grupit parlamentar, kryetari Basha i tregoi atij të mërkurën kufirin kur u shpreh se “sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur”, deklaroi prerë zoti Basha.

Kryetari demokrat ju kundërpërgjigj dhe akuzave të zotit Berisha për pazare me kryeministrin Edi Rama, apo pengmarrje prej tij. “Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje”, nënvizoi zoti Basha.

Ish kryeministri reagoi në Facebook, duke u kundërpërgjigjur se askush nuk mund të pengojë mbledhjen e forumeve të PD-së si dhe duke përsëritur sërish dhe disa herë me radhë akuzat për lidhjet sipas tij të kryetarit demokrat me kreun e qeverisë. “Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.

Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Rames. Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë rregjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng, që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, deklaroi zoti Berisha, i cili deri më tani ka realizuar dy takime më bazën demokrate. një në Tiranë dhe një në Fier një ditë më parë, ku ai reagoi dhe ndaj komenteve të ambasadores amerikane Yuri Kim gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, duke provokuar dhe reagimin e saj të menjëhershëm. 

Marrë nga VOA

Etiketa: Lulzim BashaPDperplasjaSali BerishaZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Kurti: Duke nisur nga 1 Tetori arsimi universitar do jetë pa pagesë

Kurti thirrje serbëve të mos bllokojnë rrugët: Nuk e kuptoj inatin e presidentit

TË FUNDIT

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Sionit, në elitën e futbollit zviceran,...

Lexo më shumë
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com