GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përplasja presidentit Klinton dhe Yeltsin: Serbët kanë përdhunuar fëmijë

09:29 - 01/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Përplasja presidentit Klinton dhe Yeltsin: Serbët kanë përdhunuar fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prill të 1999-s, Rusia kërkonte që lufta e Kosovës të zgjidhej përmes bisedimeve, që do t’i jepnin Kosovës një autonomi të zgjeruar dhe Jugosllavisë do t’i ruante integritetin territorial të njohur ndërkombëtarisht deri në ato ditë.

Propozimi është bërë nga Presidenti Boris Yeltsin në një telefonatë të zhvilluar me Presidentin e SHBA, Bill Clinton më 19 prill të 1999, tre javë pasi NATO kishte nisur fushatën e bombardimeve në ndaj trupave të Millosheviçit.

Ndajmë të njëjtin qëndrim në lidhje me nevojën për të rinisur punën në nivel politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte Kosovës një autonomi të zgjeruar dhe ruante integritetin territorial të Jugosllavisë”, i thotë Yeltsin presidentit të SHBA, Bill Clinton.

Gjatë telefonatës, zbardhja e së cilës është siguruar nga Gazeta Shqip dhe Zona Zero, Yeltsin kundërshton në çdo formë praninë ndërkombëtare në Kosovë.

“Ndasia e madhe që kemi ne lidhet me praninë ndërkombëtare në Kosovë. E kuptojmë se pa praninë ushtarake ndërkombëtare nuk mund të ketë rikthim të sigurt të refugjatëve, por çështja e pranisë ndërkombëtare duhet biseduar dhe zgjidhur me lidershipin jugosllav”, thotë Yeltsin.

Presidenti rus i thotë atij amerikan se mezi i kishte mbushur mendjen Millosheviçit për një mision civil ndërkombëtar në Kosovë. Ai thotë se Rusia dhe SHBA duhet të tregohen largpamëse në këtë pjesë dhe të nisin punën në këtë drejtim, duke ndërprerë bombardimet e NATO-s dhe nisur misionin civil në Kosovë.

Yeltsin më pas njofton Clinton për emërimin e Viktor Chernomyrdin si të dërguar të tij të posaçëm për Jugosllavinë. Ai beson se shqiptarët dhe serbët mund të ulen në tryezë për të biseduar me një kusht.

“Bill, mendoj se kemi nevojë për një udhëheqës të fortë shqiptar në Kosovë, në mënyrë që ta ulim në tryezën e bisedimit me Millosheviçin. Sigurisht, na nevojiten edhe sinjale nga NATO nëse duam të gjejmë në zgjidhje. Është e qartë se Jugosllavia nuk do ta pranojë kurrë një mision ushtarak, sidomos nëse udhëhiqet nga NATO”, deklaron Yeltsin.

Presidenti rus propozon “Helmetat Blu” të OKB , mes të cilëve të jetë edhe një kontigjent trupash ruse. Por, Yeltsin e njofton Clinton se bombardimet e NATO-s janë një pengesë për negociatat dhe gjetjen e një zgjidhje.

“Bombardimet duhet të ndalen menjëherë. Merret lehtësisht me mend se nuk mund të mendosh për një zgjidhje kur të bien bombat dhe raketat mbi kokë dhe rreth teje. Duhet gjetur një arsye për të ndaluar bombardimin dhe kjo varet nga ty”, i thotë ai.

Yeltsin thotë se në këmbim, Rusia do të bashkëpunojë plotësisht dhe do të ushtrojë presion ndaj Millosheviçit. Yeltsin thotë gjithashtu se kishte udhëzuar të dërguarin e tij të posaçëm që të siguronte mbështetje mes vendeve myslimane për shqiptarët, në mënyrë që ata të uleshin në tryezë me Millosheviçin.

“I kam dhënë Chernomyrdin një avion të posaçëm për të udhëtuar në vendet myslmane për të fituar mbështetje për shqiptarët. Më pas do të jetë realisht e mundur që të ulim shqiptarët dhe serbët në tryezën e negociatave. Pas kësaj, mund të sqarojmë të gjithë çështjen së bashku, SHBA, Rusia, Jugosllavia dhe NATO. Këto janë propozimet e mia Bill”, thotë Yeltsin.

Por, Clinton i përsërit se qëndrimi amerikan për prezencë ndërkombëtare ushtarake është i palëkundur.

“Nëse prania ndërkombëtare nuk ka elementin ushtarak, shqiptarët nuk do të kthehen kurrë. Forcat serbe kanë djegur fshatrat, i kanë djegur të gjallë, përdhunuar fëmijë dhe nuk ka asnjë mundësi që ata të kthehen pa mbrojtje ushtarake. Nuk më intereson shumë se si do të quhet forca ushtarake ndërkombëtare, por di që nëse nuk përfshihet NATO, as nuk do të çarmatosim dot shqiptarët. Ne mund ta çarmatosim UÇK-në”, thotë Clinton.

Presidenti amerikan mohon në këtë telefonatë akuzat e Moskës se SHBA po armatos UÇK-në.

“Përkundër asaj që the ti, ne nuk po i armatosim ata. Ka një propozim në Kongres për t’i armatosur, por unë kundërshtoj idenë që SHBA dhe Rusia të fillojnë të bëjnë garë për armatosje në atje duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit. Prandaj, kam kundërshtuar kërkesat për të armatosur shqiptarët”, thotë Clinton.

Presidenti i SHBA i thotë atij rus se mes opsioneve që kishte në tryezë ishte edhe ai i një misioni ushtarak ndërkombëtar pa praninë e Rusisë. Por, ai e konsideron një gabim të rëndë lënien jashtë të Rusisë.

“Tek e fundit, ka edhe një minoritet serb në Kosovë dhe ata kanë të drejtën që të ndjehen të mbrojtur. Është imperative që shqiptarët të ndjehen të mbrojtur, serbët të ndjehen të mbrojtur dhe mbi këtë bazë ne mund të çarmatosim shqiptarët”, thotë Clinton.

Presidenti amerikan i thotë Yeltsin se nuk do të miratojë një mision ndërkombëtar në Kosovë që nuk do të garantonte mbrojtjen e serbëve dhe këtë deklaron se mund ta bëjë prania e Rusisë në këtë mision. Sa për pezullimin e bombardimeve, Clinton i thotë Yeltsin se bombardimet ndërpriten menjëherë nëse Millosheviç tërheq ushtrinë nga Kosova.

“Ato do të ndalonin që nëse Millosheviç nis tërheqjen e ushtrisë së tij. Problemi i pezullimit të bombardimeve pa tërheqjen e trupave është se në të shkuarën, Millosheviç nuk e ka mbajtur fjalën. Na u premtua në tetor tërheqja e trupave, por në vend të kësaj ai dërgoi 40 mijë ushtarë dhe 300 tanke të tjera dhe nisi të zbatojë planin e vet. Tani, duhet të na tregojë me vepra tërheqjen, jo vetëm me fjalë”, thotë Clinton.

Etiketa: femijetpresidenti klintonserbetYeltsin

Lajme të lidhura

Kosovë/ Shtyhet seanca për rastin “Banjska” në mungesë të dëshmitarit
Kosovë & Rajon

Kosovë/ Shtyhet seanca për rastin “Banjska” në mungesë të dëshmitarit

20:24 - 18/07/25
Dyshohet si agjent i Serbisë, arrestohet togeri i policisë në Kosovë
Breaking Views

Dyshohet si agjent i Serbisë, arrestohet togeri i policisë në Kosovë

18:35 - 17/07/25
Kërcënohet presidentja Osmani, i përmendet edhe familja
Breaking Views

Kërcënohet presidentja Osmani, i përmendet edhe familja

18:56 - 16/07/25
Para
Messi bën deklaratë e papritur: Ja si dhe kur do rikthehem te Barcelona

Messi bën deklaratë e papritur: Ja si dhe kur do rikthehem te Barcelona

TË FUNDIT

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo
Opinion

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

00:07 - 19/07/25

Nga Altin Kreka Beteja trupëruse për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria Bëhet”, mes dajës së Endri Shabanit apo “tezes”...

Lexo më shumë
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari

00:01 - 19/07/25
“Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Merkato/ Fiorentina e hapur për Asllanin, Pioli kërkon transferimin e mesfushorit të Kombëtares

23:00 - 18/07/25
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

22:18 - 18/07/25
“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

22:09 - 18/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com