GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi rinisi punimet pas pushimit që kërkoi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deri në largimin e deputetit të PD, Luçiano Boçi nga salla.

Por, eddhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave pushim, Luçiano Boçi refuzoi të largohej nga salla.

Peleshi i përsëriti kërkesën, ndërsa pas disa diskutimeve, deputetët e PD braktisën sallën.

Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar me tensione mes PD e PS. Deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar pas fjalës së ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, e cila paraqiti  projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Menjëherë pasi ajo përfundoi prezantimin, Luçiano Boçi bllokoi për disa minuta foltoren.

Boçi deklaroi se ekziston një konflikt i hapur interesi, duke theksuar lidhjet institucionale të ministres me një fondacion që, sipas tij, përfshihet në strukturat vendimmarrëse të agjencisë së re.

“Ligji shqiptar e parashikon qartë konfliktin e interesit edhe në nivel institucional. Nuk mund të ndodhë që një fondacion me lidhje të tilla të ketë rol kyç në një bord ku merren vendimet kryesore,” u shpreh ai.

 

Sipas Boçit, projektligji cenon rëndë parimin e pavarësisë institucionale, pasi i jep ministrit kontroll të plotë mbi drejtimin e agjencisë, nga emërimi i drejtuesve dhe bordit, deri tek miratimi i vendimeve kryesore. Ai theksoi se kjo bie ndesh me standardet e BE-së, të cilat kërkojnë që agjencitë që administrojnë provime, vlerësime dhe njohje diplomash të drejtohen nga struktura të pavarura, të zgjedhura nga komuniteti akademik

Por ka reaguar kryetari i Kuvendit duke u shprehur se nuk merret fjala kështu.

“Fjala nuk merret me vullnetin tuaj, merret sipas rregullores. Keni kërkuar fjalën për çfarë? S’është seancë pyetje-përgjigje, për replikë s’ju ka përmendur, s’keni replikë. Ju nuk e dini për çfarë e doni fjalën dhe kërkoni nga unë fjalën? Si merret fjala në parlament kur të duash?”, i tha kryeparlamentari duke i kërkuar të largohej nga foltorja.

Luçiano Boçi u rikthye për ta bllokuar foltoren pasi Ana Nako e Lindita Nikolla u larguan prej saj. Ngulmimi i tij çoi në marrjen e masave nga kryeparlamentari Peleshi, i cili përshkallëzoi deri në përjashtimin e tij nga seanca. Seanca rifillon pas 5 minutash.

Peleshi: Nuk thatë për replikë. Ju lutem, uluni! Uluni dhe mos ofendoni! Ju tërheq vëmendjen, jepet masa disiplinore tërheqje vëmendjeje!

Boçi: Pse paragjykoni?

Peleshi: Nuk paragjykoj, në këtë pikë të rendit të ditës fjala jepet një herë. Lironi foltoren! Po shkelni rregulloren! E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar! U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje! Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren!

-5 minuta pushim!

Peleshi: Luçiano Boçin përjashtojeni nga salla! 5 minuta pushim derisa Boçi të lirojë sallën!

gijotina.com/

 

Etiketa: Kryesore1Luciano Bociperjashtimi

Lajme të lidhura

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?
Aktualitet

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:11 - 08/10/26
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt
Aktualitet

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

13:52 - 08/10/26
Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë
Aktualitet

Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

13:41 - 08/10/26
Para
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?
Aktualitet

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:11 - 08/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar nga Foltorja e Kuvendit bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale,...

Lexo më shumë
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

13:52 - 08/10/26
Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

13:41 - 08/10/26
Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

13:21 - 08/10/26
“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com