GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasje në KLP mes Stojanit dhe kryetares Bogdani për emërimin e kryeprokurorit të Sarandës

20:32 - 23/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasje në KLP mes Stojanit dhe kryetares Bogdani për emërimin e kryeprokurorit të Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye në objekt debati mes anëtarit të Këshillit, Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani.

Në rendin e ditës ishte rikthyer për diskutim çështja e plotësimit të vendit vakant, edhe pse Komisioni i Karrierës ku bëjnë pjesë Stojani në rolin e relatorit, Bogdani dhe Ledina Riza kishin nënshkruar tre relacione të ndryshme për t’ia paraqitur Këshillit për shqyrtim dhe votim.

Stojani e akuzoi Bogdanin se me vendosjen e kësaj pike në rendin e ditës kishte tejkaluar kompetencat e saj, pasi projekt-aktet dërgohen në Këshill nga komisionet dhe relatorët.

“Ju duhet të mbani përgjegjësi para Këshillit se keni shkelur ligjin,” tha Stojani, duke sjellë në vëmendje edhe raste të tjera kur Bogani ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Ai shtoi se kryetarja e Këshillit ka vetëm rol koordinues dhe për sigurimin e korumit të nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen.

Regjistrimi audio i mbledhjes u ndërpre disa herë, ndërkohë që Stojani kërkoi që të mos ndëpritej regjistrimi.

I kontaktuar nga BIRN, Stojani sqaroi se Prokuroritë e Sarandës dhe Kukësit ishin pa drejtues dhe se ishte emergjente që të caktohej dikush.

“Komisioni ka vendosur ta sjellë në Këshill me tre versione të ndryshme. Nuk mund të them se do fitojë alternativa ime, por ta avancojmë. Nuk mund ta mbajmë pafund,” tha ai.

Në diskutime gjatë mbledhjes u përfshinë edhe anëtarët Zeqir Hoda dhe Ledina Riza. Stojani i kujtoi Rizës se ajo kishte nënshkruar vetë relacionin për t’u sjellë për shqyrtim dhe votim.

Hoda i kërkoi Stojanit që të paraqiste në këshill një propozim konkret. “Për refleksione nuk është momenti. Kushdo që ka qëndrim të bëjë propozim,” tha ai.

Stojani kërkoi që kjo pikë të hiqej nga rendi i ditës, ndërsa prokurori Hoda e propozoi të vijohej.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani i tha BIRN përmes një bisede telefonike se kishte vlerësuar që t’i linte vend diskutimeve mes anëtarëve prokurorë, duke qenë se ata janë direkt të përfshirë në avancimet në karrierë të magjistratëve. “Pas tyre diskutojmë ne që jemi anëtarë joprokurorë dhe kryetari flet në fund të të gjithëve”, tha ajo.

Bogdani sqaroi gjithashtu se duke pasur qëndrime të ndryshme në Komision, ajo kishte vlerësuar që  çështja të merrte gjykimin e Këshillit në mënyrë që “të shterojmë diskutimet dhe të veprojmë në përputhje me ligjin”.

Kryetarja e Këshillit tha se bazuar në ligj dhe në praktikën e mëparshme, drejtuesi nuk mund të caktohet pa qenë më parë në atë zyrë, siç ajo e përshkroi alternativën e propozuar nga Stojani.

“Në ketë kontekst vlerësoj se procedura e propozuar nga z.Stojani bie në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e KLP-së”, tha Bogdani.

Por sipas Stojanit, prokurorët e Prokurorisë së Sarandës dhe Kukësit kanë pak vite eksperiencë dhe për rrjedhojë nuk mund të caktohen drejtues, pasi nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Ai sqaroi më tej se është e vështirë që prokurorët që shërbejnë pranë prokurorive të mëdha, të pranojnë të transferohen fillimisht si prokurorë të thjeshtë pranë prokurorive të vogla e të largëta.

Po ashtu, Stojani solli në vëmendje se ka pasur raste të ngjashme, kur Këshilli ka vendosur të caktojë përkohësisht si drejtues prokurorë jashtë prokurorive përkatëse, pasi ka qenë nevojë emergjente.

Ai nënvizoi se problemi që ngriti të enjten kishte të bënte me procedurën e ndjekur, të kalimit për diskutim të një çështje që duhej të kalonte për votim, duke sjellë zvarritje.

Pas diskutimeve dhe debateve mes anëtarëve prokurorë, nuk u arrit një vendimarrje konkrete për këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e të enjtes.

Ndërkohë, Këshilli miratoi ndër të tjera caktimet e përkohshme të drejtuesve të prokurorive Durrës dhe Vlorë, si dhe rregulloren “Për caktimin e prokurorëve si magjistratë udhëheqës në programin e praktikës profesionale dhe për vlerësimin etik dhe profesional cilësor të kandidatëve për magjistratë”./birn

Etiketa: KLPKryesore1Mirela BogdaniSokol Stojani

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit
Aktualitet

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!
Aktualitet

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Para
Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25

Banorët e lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit po përballen me një situatë alarmante, pasi ujërat e zeza kanë...

Lexo më shumë
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com