GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë, SHBA thirrje palëve për ulje të tensioneve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë, SHBA thirrje palëve për ulje të tensioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Turqisë dhe Greqisë që të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin më tej tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

“Në një kohë kur Rusia përsëri po sulmon një shtet sovran evropian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s janë veçanërisht të padobishme”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të martën.

Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.

Ankaraja së fundmi e ka akuzuar Athinën për armatosjen e ishujve të çmilitarizuar të Egjeut, diçka që Athina e kundërshton. Presidenti turk Erdogan nuk e kishte akuzuar më parë Greqinë për pushtimin e tyre.

Në përgjigje të një pyetjeje nga shërbimi turk i Zërit të Amerikës mbi retorikën e fundit të zyrtarëve të Turqisë dhe Greqisë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë aleatët tanë të NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”.

Edhe zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder theksoi nevojën për uljen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë, pas njoftimeve se forcat greke drejtuan sistemet S-300-të të mbrojtjes ajrore nga avionët turq.

“Sekretari Austin ka biseduar në të kaluarën me homologët e tij turq dhe grekë dhe ka theksuar nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ulur tensionet në Egje përmes një dialogu konstruktiv”, tha zoti Ryder, duke refuzuar të komentonte mbi njoftimet për përdorimin nga forcat greke të sistemit S-300.

Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore” pasi presidenti turk Erdogan akuzoi Greqinë për pushtimin e ishujve të çmilitarizuar në Egje dhe tha se Turqia ishte e gatshme “të bëjë atë që është e nevojshme” kur të vijë koha.

“Kërcënimet dhe retorika agresive janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, tha Peter Stano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke nënvizuar kërkesat e BE-së që dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.

Në vitin 2023, Turqia do të mbajë zgjedhjet e radhës të cilat cilësohen si sfida më e madhe zgjedhore e qeverisjes gati 20-vjeçare të zotit Erdogan. Ai po shfrytëzon arritjet në skenën globale ndërsa ka rritur retorikën e tij për politikën e jashtme.

Ankaraja thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të viteve 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos i armatosë ato. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë vazhdimisht se Turqia do të fillojë të vërë në dyshim sovranitetin grek mbi ishujt nëse Athina këmbëngul në armatosjen e tyre./VOA

Etiketa: SHBAtensione

Lajme të lidhura

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”
Botë

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki
Botë

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

15:31 - 16/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Para
Sulmi kibernetik i Iranit, Ministria e Jashtme e RMV-së mbështet masat e marra nga Shqipëria

Sulmi kibernetik i Iranit, Ministria e Jashtme e RMV-së mbështet masat e marra nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:19 - 18/09/26

Në kursin e këmbimit valutor sot (18 shtator 2026), monedha europiane blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.1 lekë....

Lexo më shumë
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Shtator 2026

07:42 - 18/09/26
Rama u vë fre pagave të magjistratëve, mazhoranca socialiste  përcakton me 84 vota formulën e re

Rama u vë fre pagave të magjistratëve, mazhoranca socialiste përcakton me 84 vota formulën e re

07:39 - 18/09/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 18 Shtator 2026

07:30 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com