Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani ka firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi dhe të nënkryetares Sara Goxhaj, dy njerëzve më të besuar të Erion Veliajt. Në vend të Dokushit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Jonida Halili.
Këto ndryshime u raportuan që një ditë më parë nga mediat, të cilat ishin urdhëruar nga Edi Rama, pas përplasjeve që pati në Bashkinë e Tiranës me Dokushin dhe Goxhaj.
Veliaj, përmes një shkrese të firmosur më 18 Mars nga qelia e paraburgimit kishte shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin dhe në vend të saj kishte emëruar Sara Goxhaj, ish shefen e kabinetit të tij.
Kjo shkresë revoltoi Ramën, i cili shkoi natën në Bashki dhe më pas detyroi Veliajn të tërhiqej nga ky vendim. Kryebashkiaku u tërhoq pasditen e djeshme, duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit, teksa vendimin e 18 Marsit e konsideroi si një keqkuptim.
“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”, – shkroi Veliaj.
Në një reagim ditën e djeshme, Anuela Ristani e mohonte se ishte e besuara e Edi Ramës në Bashki, madje mohonte dhe sherrin, por me vendim e sotëm konfirmoi të kundërtën dhe nxorri veten mashtruese.
“Vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në mesazhin e Anueal Ristanit.
Discussion about this post