GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD, 7 deputetë: Mbledhja e Këshillit Kombëtar jo legjitime/ Ja lëvizja që nis

16:42 - 20/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Alibeaj dhe deputetët e tij me zyra të reja të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë deputetë të Partisë Demokratike zyrtare e konsiderojnë si jo legjitime mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa paralajmërojnë nisjen e një lëvizjeje, për të shpëtuar këtë parti nga aktet përçarëse.

Përmes një deklarate, 7 deputetët shprehen se “duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD”.

Deklarata

Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me shqetësim kemi ndjekur aktet e njëanshme të ndjekura nga një pjesë e Kryesisë së Partisë, të cilat kanë kulmuar sot me një falsitet antistatutor, duke konsideruar një takim pakuorum, si mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD.

Pasi kemi marrë kopje të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe konfirmimin zyrtar të organeve përgjegjëse statutore, konstatojmë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD. Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, për të ndalur përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike, si dhe për të garantuar forcimin e Partisë Demokratike, deklarojmë se:

Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD.

DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:

LEFTER GËSHTENJA

RAMADAN LIKAJ

BLEDION NALLBATI

DASHNOR SULA

HELIDON BUSHATI

XHELAL MZIU

SAIMIR KORRESHI

Etiketa: DeputetetKeshilli KombetarKryesore1PD

Lajme të lidhura

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij
Lajme

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26
Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca
Aktualitet

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

15:50 - 26/02/26
E tmerrshme, 3-vjeçari humb jetën te dentisti, prindërit akuzojnë…
Aktualitet

Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani

15:20 - 26/02/26
Para
Policia bastis zyrat e organizatorëve të Lojërave Olimpike Parisi 2024

Policia bastis zyrat e organizatorëve të Lojërave Olimpike Parisi 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij
Lajme

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...

Lexo më shumë
Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

15:50 - 26/02/26
E tmerrshme, 3-vjeçari humb jetën te dentisti, prindërit akuzojnë…

Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani

15:20 - 26/02/26
Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

14:50 - 26/02/26
Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

14:30 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com