GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD, Nallbati: S’ka zgjedhje, na duhet votuesi jo…

16:28 - 28/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasjet në PD, Nallbati: S’ka zgjedhje, na duhet votuesi jo…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë përplasjet në PD-në e vulës mes grupimeve që janë pro dhe kundër mbajtjes së zgjedhjes së kryetarit të ri në 29 korrik.

E ndërsa Kryesia e PD-së së vulës, e kontrolluar në shumicën e saj nga Lulzim Basha, mbështet procesin, Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm, dhe një grup deputetësh, thirrën Këshillin Kombëtar, duke rrëzuar çdo vendim të Kryesisë, madje duke e “ngrirë” këtë të fundit nga funksionet.

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati në studion e Neës24 tha se nesër nuk ka zgjedhje në PD, ndërkohë që Namir Lapardhaja, anëtar i Kryesisë, e konsideroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar si anti-statutore.

Pjesë nga debati:

Nallbati: Ne nuk jemi mbështetës së Bardhit apo Bashës, apo kujtdo që pretendon se PD është e tyre. PD duhet të jetë një parti  e fortë dhe alternative. Dje ka pasur një mbledhje e Këshillit Kombëtar. U diskutua për çregjistrimin e Bashës, nuk është kërkuar depozita pra pranimi i dorëheqjes së Albiaj dhe Bashës. Bardhi e tha dje që ka qenë i vetmi moment për ta bërë këtë, pasi më parë e kanë pasur persona të tjerë në dorë. Së dyti, pas zgjedhjeve të 14 majit, ka pasur një vendim të kolegjit zgjedhor që ka vendosur që Basha nuk është më kryetar i PD, por i është dhënë e drejta Alibeaj.

Lapardhaja: Nuk mora pjesë në mbledhjen online të PD, pasi ka ndodhur një mori zhvillimesh dhe ngjarje të tjera. Këto zhvillime më duken si një përpjekje kot për të penguar PD-në dhe për ta çuar te Berisha. Mbledhja online ishte një sajesë fëmijërore. Më duken si përpjekje si të dëshpëruara. Në lidhje me zgjedhjet nesër, janë vendimet e PD-së, këshillit të Kryesisë, pra nuk është në dëshirën time apo të deputetëve.

Nallbati: Këshilli Kombëtar i mbajtur nga Berisha ishte në të njëjtën rrugë si të para disa kohëve që ishte një proces jo statutor. Për aq kohë sa ne thamë që nuk e njohim këtë organizmi partiak, nuk kemi si themi që nuk njohim mbledhjen e këshillit kombëtar se e organizon Basha dhe jo Berisha. Mbledhja ishte transparente në gjykimin tim. Ne nuk mblidhemi grupe grupe, por disa individë i ka kapur çmenduria. Ishin 174 nga 453 anëtarë, pra është koriumi i nevojshëm? Jo nuk është. Arsyet pse ishin online u sqaruan.

Lapardhaja: Mbledhja e qershorit ishte e hapur për mediat. Mua më erdhi ftesa, por shumë të tjerëve jo. Nuk mora pjesë pasi kam gjykuar se nuk ka qenë në përputhje me statutin. Për mua ka shkelje statutore.

Nallbati: Nuk ka shkelje statutore, por di të them s enë rastin e vakancës, sekretari i përgjithshëm ka për detyrë të thërrasë Këshillin Kombëtar dhe ky i fundit mund të propozojë ndryshime dhe të votojë për ndryshime në rendin e ditës. Kjo ka ndodhur edhe në mbledhjen e djeshme. Kështu që s’ka asnjë shkelje statuti. U përjashtuan mbi 100 anëtarë.

Lapardhaja: Kur flasim për partinë do i përmbahemi statutit. Së pari Sekretari i Përgjithshëm thërret mbledhjen në mungesë të kryetarit.

Nallbati: Ty t’u dha mundësia për të marrë pjesë në mbledhje, apo doje të ndiznim butonin dhe aparatin. Ca na tregon tani? Nuk kanë nevojë shqiptarët për nene dhe germa, por për një parti që nuk zvogëlohet nga dita në ditë.

Lapardhaja: Thelbi i problemit është interpretimi dhe abuzimi me nenin 46 të statutit.

Nallbati: Dje nuk u zgjodh i komanduari, pasi Këshilli nuk e bëri këtë. Kjo është arsyeja pse sekretari i Përgjithshëm thirri këshillin dhe ky i fundit vendosi se çfarë është më e nevojshme dhe e duhura për tani. Do ketë më pas një konsultim me PD-në. Aludohet shpesh në media se grupi i deputetëve ka qenë kundër riorganizimit të partisë. Qeveria në babëzinë e vetë dhe duke shfrytëzuar gjendjen tonë, po shkatërron vendin. Ndaj, deri më sot kemi pritur dhe kemi bërë thirrje për reflektim. Nga Berisha jemi ndarë të gjithë, sepse ne duam një parti që të jetë e fortë dhe alternative. PD-së nuk i mungon kryetari, por votuesi, pasi ka humbur besimin dhe është larguar. Nuk ka zgjedhje nesër, pasi me një të rënë të lapsit kanë përjashtuar 50 mijë anëtarë. Basha nuk duhet të jetë atje dhe të bëjë moral njerëzve kur vetë nuk është.

Etiketa: lapardhajaNallbatiPDPerplasjet

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Para
Nga 0 deri te 10, ja kush “vë brirët” më shumë

Nga 0 deri te 10, ja kush "vë brirët" më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com