GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD zyrtare, Bardhi paralajmëron Kryesinë: Ja kush ka të drejtë të përditësojë listat e anëtarëve

20:09 - 14/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Belind Këlliçi të mos strehohet te partia e Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi vijon të kundërshtojë skenarin e një grupi anëtarësh të Kryesisë së PD-së zyrtare, që kanë vendosur zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie në 29 korrik.

Deputeti demokrat, i cili mban edhe funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm, i është drejtuar Kryesisë së PD-së me një kërkesë, për tu mbledhur dhe thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të cilin e konsideron një strukturë funksionale, që ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Bardhi shprehet se bazuar në statutin e PD-së, ky forum është i vetmi që mund të vendosë mbi procedurat e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

“Sipas pikës 1 dhe 6/a të nenit 4 dhe nenit 53 të Statutit, hapja e zgjedhjeve për Kryetar të Partisë, si një nga vendimet më të rëndësishme në një parti politike, përfshirë edhe miratimi i personave përgjegjës që administrojnë procesin (Komisioni Zgjedhor), është kompetence e Këshillit Kombëtar”, thekson Bardhi në shkresën që i ka drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PD zyrtare.

Gjithashtu ai evidenton se me vendimin e mëparshëm Kryesia ka shkelur statutin duke iu dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë.

“Sipas Statutit, autoritetet e vetme përgjegjëse për këtë janë Sekretari i Degës, Kryesia e Degës së Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Statuti nuk përcakton as Kryetarin e Degës dhe as grupin e punës të ngritur prej tij si autoritete statutore lidhur me evidentimin e anëtarësisë apo përditësimin e saj”, sqaron Bardhi.

Në vijim, deputeti demokrat shprehet se Komisioni Zgjedhor funksionon vetëm pas miratimit nga Këshilli Kombëtar dhe se pa u miratuar ky organ nga Këshilli nuk mund të ketë proces zgjedhor.

“Në të kundërt, mungesa e mbledhjes së Këshillit Kombëtar do të pamundësonte mbajtjen e zgjedhjeve në datën 29 Korrik 2023 dhe zbatimin e vendimit të datës 6 Qershor 2023 të Kryesisë së Partisë, për shkak të mungesës së miratimit të Komisionit Zgjedhor”, paralajmëron Bardhi.

Referuar zhvillimeve në PD-në zyrtare me shumë gjasë kërkesa e Gazment Bardhit nuk pritet të merret parasysh, ndërsa disa prej anëtarëve të Kryesisë kanë vendosur zhvillimin e një mbledhjeje pasditen e së enjtes, për të vijuar me procedurat në funksion të realizimit të zgjedhjes së kryetarit në 29 korrik.

 

Etiketa: BardhikryesiaKryesore1pd zyrtareperplasje

Lajme të lidhura

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
Senatori amerikan bllokon shitjen e armëve për shtetin anëtar të BE-së

Senatori amerikan bllokon shitjen e armëve për shtetin anëtar të BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Lexo më shumë
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com