GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD zyrtare, Nallbati paralajmëron Bashën: Do shihemi në Gjykatë nëse…

18:03 - 26/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nallbati: Partia ka nevojë për anëtarë, ndërsa Basha për kryetar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është shprehur se një rikonfirmim i ish-kryedemokratit Lulzim Basha në krye të PD-së, është jolegjitim dhe jo-statutor.

Nallbati tha se lidhur me vendimmarrjet që sipas tij janë jo legjitime brenda disa strukturave të PD-së, ata mund të shkojnë deri në gjykatë.

Në një intervistë për Panorama TV, Nallbati vuri në dukje gjithashtu divergjencat dhe dhunën verbale që ndodhi para disa ditësh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, që sipas tij ishte e papranueshme.

“Ne kemi deklaruar që mbledhja e Këshillit Kombëtar është jo legjitime sepse nuk arriti kuorumin  e nevojshëm për ty mbledhur. Ishin 175 persona, ndërkohë që Këshilli ka 453 anëtare, që do të thotë se nuk plotësohet kuorumi.

Që në momentin që nuk ka kuorum nuk ka vendimmarrje. Edhe për vendimmarrjen nuk jemi dakord dhe e kemi thënë, prandaj ajo u organizua në atë formë, ku një numër nuk u njoftuan për të qenë pjesë e këtij Këshilli, ose u deklaruan që nuk janë më pjesë e këtij Këshilli. Nga 453 ata deklaruan që Këshilli ka 329 anëtarë, por janë larguar shumë anëtarë”, tha ai.

Deputeti demokrat u shpreh se e gjithë kjo kohë, por edhe rezultati në 14 maj, tregoi nevojën e bashkimit të PD, por nuk janë marrë hapat e duhura.

“Kjo nuk do të thotë që nga ne bien poshtë ato që kemi thënë. E kemi thënë që me Berishën në krye nuk mund të marrim pushtet, por kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë përpjekje për të bashkuar PD. Sepse po funksionojmë si grupime të ndara”, tha ai.

Nallbati paralajmëroi se nëse është e nevojshme, patjetër do t’i drejtohen Gjykatës, lidhur me zhvillimet e fundit në rradhët e PD-së zyrtare.

“ Nuk mund të pranojmë që për interesa të disa individëve , PD të kthehet si partitë tjera, pa anëtarë dhe pa votues.

Nëse Lulzim Basha vijon me një proces të tillë, duke mos marrë në konsideratë do të kthehet në parti të tillë.

Zgjedhje mund të bëjë kushdo, ne nuk do t’i njohim. Kemi marrë kontakt me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD për të marrë mendimin e tyre. Ata janë 453 anëtarë, kemi filluar të kontaktojmë, do të marrim vullnetin e tyre dhe nëse ka një vullnet të kundërt do të ketë një vendimmarrje të Këshillit”, tha ai.

Etiketa: BASHANallbatiPDperplasje

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Para
Rusia merr masa përsa i përket rekrutimit të të burgosurve nga Wagner

Rusia merr masa përsa i përket rekrutimit të të burgosurve nga Wagner

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com