GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Përse kishte armë me vete?”, flet eksperti i sigurisë mbi tragjedinë e Himarës

19:37 - 13/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia që i mori jetën një vogëlusheje në Himarë, ka tronditur opinionin publik , ndërsa jep një pasqyrim më të qartë të asaj se si është gjendja në vend tonë, sa i përket sigurisë së qytetarëve dhe për më tepër në plazhe.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur në lidhje me procedurat të cilat duhet të ishin ndjekur që në momentin e ndodhjes së krimit dhe shkeljet që mund të jenë bërë në administrimin e provave.

Fatjon Softa: Ishte një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur opinioni publik dhe ka rritur forcën e reagimit civil, sepse shteti dhe institucionet shtetërore nuk reagojnë, përfshirë edhe Policinë e Shtetit që ka në misionin e saj ruajtjen de sigurinë e parandalimin e ngjarjeve.

Së pari është ruajtja e vendit të ngjarjes, rrethimi i ambientit, mosprishja e provave që janë baza kryesore e hetimit, marrja e dëshmitarëve dhe plotësimi i dokumentacionit si fotografik,. intervistat dhe dëshmitë e të pranishmëve dhe gjurmët.

Kjo është baza për hetimin, nëse ne ndryshojmë në vendin e ngjarjes disa elementë, atëherë për çfarë hetimi do të bëhet. Është si një kampion që merr, kur nuk ke marrë të duhurin mund të bësh shumë analiza por rezultati del i ndryshëm. nëse prova pra është marrë mbi bazë shkencore të paanshme pra të mos nisemi nga fakti që ishte oficer policie, do të kishim një zbardhje më të mirë të ngjarjes në mënyrë që jo thjeshtë të dënohet autori por të dalë përgjegjësia.

Ndodh ndonjëherë që elementë të policisë apo strukturave të policisë tuten kur thonë që është një oficer policie sepse faktorë ndoshta psikologjikë ose nuk janë mësuar se edhe me kolegun do të merresh. Nëse ka ndodhur një krim pavarësisht si i bërë me dashje apo jo, ai është vrasës.

Pastaj është drejtësia që e vendos, ti bën detyrën tënde që nga bllokimi, ruajtja siguria kontrolli ruajtja e provave sepse ke përgjegjësi ligjore dhe penale edhe vetë si drejtues policie apo grup hetimor.

Çdo provë që mund të manipulosh apo ndryshosh, çdo provë që sjell një ndryshim rezultati është vepër penale. Nuk mund të tutesh se përballë ke një titullar policie. Mund të jetë edhe ministër, mund ti ndodhë gjithkujt. Duhet të ndodhë e kundërta, personi me kostum duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm. Nuk duhet të largohet, duhet të japë ndihmën e parë, duhet të kërkojë ndjesë dhe të kuptojë dhimbjen e çdo reagim të personave edhe prindërit e tij.

Sigurisht duhet të njoftonte vetë policinë të thoshte jam këtu bëra këtë gjë dhe jam i përgjegjshëm për këtë që kam bërë.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Fatjon Softa: Në të gjitha rastet që ka ngjarje të rënda si edhe kjo me vrasje në të gjithë rastet duhet prokurori të jepte edhe kontrollin si të mjetit edhe të banesës sepse është në normalitetin e një hetimi për të qenë më i plotë.

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Fatjon Softa: Çdo gjë që gjendet në vendin e ngjarjes sekuestrohet. Çdo gjë duhet të mbahet deri në momentin që ka mbaruar hetimi dhe ka marrë një konkluzion edhe nga organet e prokurorisë. Pra duhet të mbahej. Ndodh një ngjarje dhe personit i mbahet telefoni. Jo më çantën mjetet që ka pasur me vete, armën e përdorur, ishte e shërbimit apo jo, edhe sikur të jetë e shërbimit arma dhe sendet personale që kanë qenë në atë vend në vendin e ngjarjes mbahen të sekuestruara deri sa të mbarojë hetimi i plotë. Kjo është një shkelje e hetimit nëse nuk ka ndodhur. Përse ke armë? Ka disa pikëpyetje që e bëjnë edhe më të dyshimtë përse personi mbante armë në mjetin e tij lundrues, sepse të lëvizi nga një breg në tjetrin arma është e panevojshme për tu marrë, plus është e palejuar të kesh armë në plazh. (BalkanWeb)

Etiketa: Arjan TaseHimareskaftragjediVrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrfikësja refuzojnë ta ndihmojnë (Video)

Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrfikësja refuzojnë ta ndihmojnë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com