GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Përshtatja me realitetin e ri, nevoja na drejton te tregtia elektronike

07:43 - 12/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Përshtatja me realitetin e ri, nevoja na drejton te tregtia elektronike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia diktoi nevojën jo vetëm të bizneseve për të ndryshuar modelin e aktivitetit, por edhe të ekonomisë. Për sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, detyrimi për të ndryshuar në mënyrën e të vepruarit është i të dyja palëve, shtetit dhe sipërmarrjes private.

“Në fillim, shteti duhet të bëjë një analizë se sa ndikoi pandemia te strukturat e ekonomisë; sa prej tyre mund të përballonin goditjen dhe si mund t’i përgjigjen një goditje të tillë. Në anën tjetër, pandemia nxori në pah domosdoshmërinë për të ndryshuar modeli ekonomik, bazuar në disa kushte dhe kritere të tjera.

Pas zbërthimit të efektit të pandemisë, si dhe duke parë sesi po orientohet ekonomia globale, duhet qasje drejt resurseve të reja, si p.sh., tek Inteligjenca Artificiale, robotika dhe tregtia elektronike. Për këtë duhet të hartohet legjislacioni përkatës. Shteti ka nevojë të nxjerrë një axhendë të re ‘Shqipëria 2030’, si dhe biznesi të qaset drejt praktikave të reja të të bërit biznes”.

Edhe për drejtuesin e Shoqatës ProEksport Albania, Edvin Prençe, pandemia u dha një leksion shumë të madh të gjithëve, duke i bërë më reflektiv në punën e përditshme dhe atë afatgjatë, pasi e papritura ishte mbas derës. “Për shkak të kësaj situate, manifaktura e veshjeve e këpucëve ka qenë e detyruar të diversifikojë makineritë, të investojë në makineri të reja për modernizimin e impianteve prodhuese, të punojë me çmime dhe sasi (porosi) më të ulëta, pikërisht për t’i shpëtuar kësaj dallge të madhe ekonomiko-sociale”.

Florian Zeka, zotërues i një fabrike tekstile tregon se për shkak të mbylljes të shitjeve të veshjeve të modës në shtetet fqinje është detyruar të kryejë një investim prej 80 mijë eurosh për blerje makinerish, për të prodhuar veshje njëpërdorimshme kundër Covid-19. “Më parë prodhonin veshje pune dhe veshje të modës për Italinë. Në muajin mars-prill, kontratat me Italinë u ndërprenë totalisht për shkak të Covid-19. Për të mos mbyllur fabrikën u detyrova të punoj për tregun e brendshëm.

Puna u fokusua në prodhimin e maskave tekstile dhe veshjet njëpërdorimshme, por ky volum pune ishte i pamjaftueshëm. Më pas, erdhi oferta nga kompania e Europës Perëndimore për prodhimin e tutave njëpërdorimshme (për ndërmarrjet farmaceutike, automobile që përdoren në repartet e bojës, forcave të policisë). Për këtë u desh që në fund të muajit qershor 2020, të investoja në blerjen e makinerive të reja (rreth 70 makineri të reja) me kosto 80 mijë euro. Për të mbijetuar u detyruam të ndryshonim 100% teknologjinë, ku makineritë e mëparshme, edhe pse i kisha blerë prej një viti, u detyrova t’i shes me 1/3 e çmimit.”

Rasti tipik i diversifikimit total të linjës prodhuese nga këpucë në materiale njëpërdorimshme anti Covid-19 në sektorin fason është edhe ai Alfred Malit të kompanisë Mali sh.p.k në Lezhë. Pezullimi i kontratave, moszhvillimi i panaireve të modës, mbyllja e dyqaneve në Itali dhe stoqet e mëdha që u grumbulluan në periudhën e karantinës, e detyruan administratorin e kësaj kompanie të investojë rreth 100 mijë euro për ngritjen e një linje të re prodhimi, që aktiviteti të vazhdonte dhe 400 punëtorët e dy fabrikave të mos mbeteshin pa punë.

Për të garantuar qëndrimin e pushuesve në hotele, edhe pas përfundimit të sezonit turistik, drejtuesi i kompleksit FAFA, Fatos Çerenishti thotë se së shpejti do të investojë për ngritjen e laboratorëve për kryerjen e tamponit dhe dhënien e rezultatit të analizës. “Sektori i turizmit ka nevojë për investime të reja çdo vit, qoftë në shërbim, edhe në strukturën akomoduese.

Investimet janë të domosdoshme për t’iu përshtatur zhvillimit të sektorit edhe me vendet e tjera. Jemi të paqartë për ecurinë e muajit shtator e në vijim. Për të siguruar qëndrimin e pushuesve edhe pas shtatorit, por edhe për t’iu përshtatur realitetit të ri, jemi në bisedim me laboratorët e kryerjes së analizave që të improvizojmë mjedise për kryerjen e analizës të tamponit dhe nxjerrjen e rezultateve në resort me qëllim që të sigurojmë qëndrimin e pushuesve. Parashikohet që ky shërbim të ofrohet nga ne për të gjithë turistët”.

Për ndikimin e pandemisë, në mënyrën e të bërit biznes, administratori i kompanisë “Gjirofarm”, Nikolla Gjoni pohon se kompanitë avangardë e shfrytëzuan pandeminë për të zbatuar modele avangardë biznesi. Kjo do t’u japë atyre avantazhe konkurrues në terma afatshkurtër dhe afatgjatë. “Nëse do të integrojmë kërkesat ligjore me objektivat e sipërmarrjes, duke guxuar implementimin e një modeli të ri biznesi, pandemia në dukje faktor negativ, vetëm do të përmirësojë treguesit e performancës të sipërmarrjes”./Monitor

Etiketa: nevojePandemiTREGTItrgti elektronike

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Të dhënat nga SHBA/ Njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës, ja arsyet

A u tremben bizneset pasojave të valës së re pandemike

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com