GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Personazhi i javës/ Rama në “pole position”, Dako rivalizon nga qelia Lulin me “paramilitarë”

15:47 - 09/06/23
në Aktualitet, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i javës/ Rama në “pole position”, Dako rivalizon nga qelia Lulin me “paramilitarë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Java që po mbyllet prodhoi shumë zhvillime që nisën me një personazh që pothuajse po harrohej dhe pwrfunduan me Kryeministrin që po tenton të marrë rolin e një “kumbari” rajonal.

Vangjush Dako, ish-Kryebashkiaku i Durrësit, u kthye në personazhin më të lakuar në fillim të javës, pasi u arrestua me urdhër të SPAK.

Prej të paktën 3 vitesh, Dako ishte jashtë vëmendjes publike, derisa SPAK vendosi të finalizojë një hetim të nisur prej muajsh ndaj ish-kryebashkiakut, një politikan, që në akuzat publike trajtohet si një nyje mes politikës dhe krimit.

Paralelisht me zhvillimet që u prodhuan nga SPAK për arrestimin e Dakos, në një prej fraksioneve të PD-së, atij që zotëron vulën, pati tensione e përplasje, të cilat u shoqëruan me akuza se grupe paramilitare kishin fyer e kërcënuar deputetë e gazetarë pas një mbledhje kryesie.

Në orët në vijim, pas incidenteve, shigjetat u drejtuan ndaj Lulzim Bashës, të rikthyerin në politikën aktive, që po synon, më shumë se të marrë nën kontroll vulën e PD, të tregojë se është faktor në një pjesë të kësaj partie dhe askush s´mund t´a anashkalojë.

Basha arriti të tërheqë vëmendjen mediatike lidhur me incidentin, që mund të kishte prodhuar edhe përplasje fizike, nëse ndonjë nga ata 4 deputetët që u shanë me “libër shpie”, nuk do të kishte ruajtur qetësinë.

Deri mesditën e së enjtes, Dako dhe Basha rivalizonin njëri-tjetrin me lajmet që prodhoheshin. I pari po skanohej në detaje për gjithçka që ka bërë apo është akuzuar nga emisioni në emision, ndërsa i dyti kishte arritur që përmes disa elementëve të tregonte se kishte “pushtuar” një territor brenda atij të Partisë Demokratike.

Këtu u shfaq Edi Rama, i cili deri në këtë moment kishte mbetur në hije, jashtë vëmendjes, edhe për shkak të shmangies së komenteve për arrestimin e Dakos.

Pasditen e së martës, ditën kur SPAK vendosi të ekzekutojë urdhërin për arrestimin e ish-kryebashkiakut, Rama tha se ndjehej i keqardhur që një person, të cilin e kishte në krah, sot ishte në një pozicion që në krahun e tij kishte një avokat dhe përballë një prokuror.

Rama kafshoi gjuhën, shmangu komentet sikundër jemi mësuar ta dëgjojmë, kur bashkëpunëtorë apo miq të tij ishin arrestuar pasi kishin ngrënë dardha apo mollë pas kurrizit të Kryeministrit.

Mbrëmjen e së martës, u njoftua se Rama do të darkonte në rezidencën private të ambasadës amerikane në Tiranë dhe në më pak se 48 orë nga kjo darkë, ai u shfaq duke njoftuar se kishte gati një draft propozim lidhur me asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin ia kishte dorëzuar kancelarive kryesore (Gjermanisë, Francës e SHBA) dhe nuk e kishte konsultuar me Albin Kurtin.

Rama u shfaq me një “ofertë të pakërkuar”, të ngjashme me ato ofertat që aplikohen për projekte të paracaktuara miliona euro, duke marrë mbi supe kostot dhe meritat, nëse do të ketë të tilla, për një nga çështjet më delikate jo vetëm për Kosovën.

Deklarata e Kryeministrit ishte si një rrufe në qiell të hapur, pasi i njëjti ishte shfaqur në rolin e një këshilluesi në distancë, lidhur me menaxhimin e situatës në veriun e Kosovës, në kulmin e tensioneve që sponsorizoheshin nga Beogradi.

Me draft-propozimin lidhur me asocacionin, edhe pse nuk preferoi të bëjë publik asnjë detaj, Rama arriti jo thjesht të tërheqë vëmendjen, por të trazojë politikën në Tiranë e Prishtinë, me reagime e kundër reagime, me hamendësime e skenarë.

Dhe sot në mbyllje të javës nuk është e vështirë të identifikosh se kush mori “pole position” dhe cili e trazoi më tepër politikën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ndërsa dy personazhet, Dako e Basha, që nisën javën si konkuretë në audiencë diskutojnë vendin e dytë dhe të tretë, njëri nga qelia e tjetri përmes “paramilitarëve”.

Etiketa: BASHADakoKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Para
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com