GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Personeli nuk nxë anglisht, Albcontrol hap tenderin e ri 170 mln

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Personeli nuk nxë anglisht, Albcontrol hap tenderin e ri 170 mln
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punonjësit e Albcontrol nuk mësojnë dot anglishten?! Janë ndër më të paguarit në vendin tonë dhe madje, Albcontrol iu siguron edhe kushte të mira për avancimin e karrierës. Por, ata nuk mësokan si duhet! Kujtojmë se me 13 qershor 2022, shoqëria shtetërore që menaxhon hapësirën ajrore shqiptare hapi tenderin me objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Fondi limit i këtij tenderi është 16,666,666 lekë (pa TVSH).

Gjithë këto para për një trajnim ku do t’u mësonte punonjësve anglisht. Në dokumente theksohej se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj ishte 9 muaj. Ç’ka do të thotë se trajnimi pritej të mbaronte në shkurt të këtij viti. Por, mesa duket trajnuesit, të cilët po marrin paratë, kanë evidentuar se “nxënësit” e Albcontrol-it akoma nuk kanë nxënë nga anglishtja. Kështu, Albcontrol pa u mbyllur akoma trajnimi i parë, ka hapur tender për të nisur një tjetër trajnim dhe testim anglisht për punonjësit e saj. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt të ngjashëm “Trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Drejtorja e Albcontrol Laureta Omeri do të shpenzojë rreth 170 milionë lekë.

Gara është hapur me datë 30 dhjetor 2022 dhe pritet që fituesi të shpallet me datë 16 janar.

Nga ajo ditë kompania fituese do xhirojë lekët në llogarinë e saj. Ndërsa punonjësit normalisht duhet të përfundojnë së pari, trajnimin nga tenderi i qershorit të vitit të kaluar.

Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga Gijotina.com, thuhet se “ALBCONTROL SH.A. kërkon kryerjen e kursit të gjuhës angleze të aviacionit për personelin ATSEP (Inxhiniero-teknik) në përputhje me standardet e vendosura nga ICAO dhe kërkesat lokale të përputhshmërisë”.

Sipas dokumenteve, kursi do të jetë 5 (pesë) ditë pune dhe test, e njëjtë për të gjithë kandidatët. “Kursi do të zhvillohet nё 2 grupe, me nga 12 dhe 13 ATSEP për grup, kurse Specialistët e AIS nё 2 grupe me nga 6 në grup dhe një grup me 7. Periudha e përshtatshme për zhvillimin e kursit është qershor – shtator. Orari i përshtatshëm për zhvillimin e kursit është 09:00 AM – 17:00 PM“, thuhet në këto dokumente.

Pra, dy herë trajnim nga 9 muaj. Shpresojmë që këtë herë personeli o Albcontrol “të mësojë” anglishten. Me kaq kaq para sa shpenzon drejtoresha Omeri për anglishten, do të ishte rritur performancën e kësaj shoqërie, e cila renditet e para mes shoqërive shtetërore për humbjet në bilancin e saj,

Lexo edhe: “AlbControl”, tender 160 mijë euro për t’iu mësuar anglishten punonjësve

Etiketa: agjentealbcontrolLaureta Omerimesim anglishtparapunonjestebdertrajnime

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
“Nuk jam e martuar”, habit Olta: Të bëj dhe një fëmijë tjetër…

“Nuk jam e martuar”, habit Olta: Të bëj dhe një fëmijë tjetër...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Botë

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26

Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në 2027, sipas Oxford Economics. Rritja...

Lexo më shumë
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26
Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

11:30 - 23/08/26
Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

11:20 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com