GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Përurohet në Delvinë busti i aktores Hajrie Rondo me titullin “Qytetar Nderi”

12:37 - 13/08/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 1 min
A A
Përurohet në Delvinë busti i aktores Hajrie Rondo me titullin “Qytetar Nderi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Delvinë është vendosur busti i aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit. Në praninë e qindra qytetarëve delvinjotëve, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina.

Kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, zbuloi bustin ndërsa vlerësoi figurën e aktores, duke u shprehur se Delvina e ka për krenari përjetësimin e kësaj bije në qendër të qytetit.

Busti është punuar me fantazi nga skulptori sarandiot, Kreshnik Xhiku. Skulptori zgjodhi të realizonte artisten Hajrie Rondo Veizi me pamjen e një prej roleve të saj më të spikatura, atë të Tanës në 14 vjeç dhëndër.

Hajrie Rondo Veizi ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

“Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur”. “Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”, shkruante aktorja në kujtimet e saj. Rondo ndërroi jetë më 11 korrik 2017 pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit.

Etiketa: aktorjabustDelvineHajrije Rondo

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Dyshohet se ishte në kushte të rënduara psikologjike, vetëplagoset me thikë një 56 vjeçar në Tiranë

Bulqizë, gjendet një trup i pajetë në pyll

TË FUNDIT

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë Për vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit, Ambasada Gjermane...

Lexo më shumë
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26
Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com