GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Përurohet në Kolonjë shtatorja e Sali Butkës, Kryebashkiaku Isai: T’i vlerësojmë të gjithë patriotët

13:29 - 24/07/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përurohet në Kolonjë shtatorja e Sali Butkës, Kryebashkiaku Isai: T’i vlerësojmë të gjithë patriotët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Busti i Sali Butkës, një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare është vendosur në qendër të qytetit të Ersekës në shenjë nderimi për veprimtarinë çlirimtare.

Shtatorja e Sali Butkës, e punuar nga skulptori Agim Rada Shtatorja është vendosur në lulishten Rinia përballë Gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai e cilësoi ceremoninë si të vonuar.

“Na takon që në këtë copë tokë t’i vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar, jo vetëm për Kolonjën, por për gjithë Shqipërinë. Sali Butka është figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje”, tha Isai.

Nipi i tij, Uran Butka është shprehur se “figura e Sali Butkës përfaqëson mendimtarin rilindas, veprimtarin e pavarësisë, njeriu që luftoi dhe vdiq për çështjen kombëtare”.

“Luftoi jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e kësaj treve, por edhe të gjithë Shqipërisë. Krijoi çetat e para në histori dhe bashkë me Petro Ninin Luarasin, punoi për përhapjen e diturisë. U caktua për të mbrojtur qeverinë e Ismail Qemalit dhe të Vlorës nga një sulm që i bëhej nga forcat turke që ishin në Fier. Ai u përball me ushtritë greke që vinin të pushtonin në Korçë. Kulmi i veprimtarisë historike të Sali Butkës është shpallja e republikës shqiptare të Korçës në dhjetor të vitit 1916. Dhe ai deri në momentet e fundit të jetës luftoi për Shqipërinë e lirë, të pavarur e demokratike”, u shpreh Uran Butka.

Historiani Niko Kotherja e vlerësoi Butkën duke thënë se ai ka lobuar për arsimimin e brezave dhe patriotëve në Kolonjë.

” Unë besoj se ka ardhur koha për ta sjellë këtë personalit në parametrat e tij të vërtetë. Është një personazh, i cili ka kontribuuar masivisht për çeljen e shkollave në zonën e Kolonjës”, tha historiani  Kotherja.

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari u shpreh se “sot Saliu bëhet me bust në Ersekë, kështu që Saliu dhe Themistokliu që ishin bashkëluftëtarë, bashkëkombas që mbi interesat e ngushta fetare, vendosën interesat kombëtare. Besoj që Themistokliu nga bashta Gërmenji duhet të jetë i lumtur nga aty ku ndodhet, sepse edhe shoku, miku vëllai e miku i tij u vendos aty ku e meriton, shtatorja e madhe e Sali Butkës”.

Ai tha se “këto dy figura të Korçës e Kolonjës, me veprën që kanë bërë rrezatojnë frymëzim për brezat e rinj që i tregojnë me veprën e tyre që të duash atdheun duhet të sakrifikosh. E gjithë vepra e Gërmenjit dhe Butkës është e jashtëzakonshme. Besoj që të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm që figurat si Sali Butka, me shumë vonesë vendosja e bustit e tij, të studiohen dhe të vlerësohen denjësisht”.

“Petro Nini është një tjetër mik, bashkëkohës i Sali Butkës. Po bashkëbisedonim me miq, që janë historianë, akademikë. Sugjerimi i radhës ishte që nëse do gjenden kushtet, t’i afronim këta dy patriotë të mëdhenj përballë njëri-tjetrin dhe të vazhdonin të bisedonin edhe në botën e përtejme sepse edhe kjo tregon që shqiptarët në momentet e vështira të këtij kombi kanë treguar se nuk kanë parë përkatësitë fetare,  por i ka bashkuar atdheu dhe kombi. Ndoshta vitin tjetër mendoj që përballë Sali Butkës do të kemi Petro Nini Luarasin”, tha Hajdari.

Etiketa: Erion IsaiSali Butka

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
E rëndë/ Vetëvaret 45-vjeçari në Korçë

Vendoset në pranga 30 vjeçari në Klos, ushtroi dhunë fizike ndaj gjyshes së tij

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com