Pavarësisht se temperaturat në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, zjarret vijojnë të jenë aktiv.
Për të tretën ditë radhazi, kodra e Palasës në Himarë, vijon të jetë në pushtimin e flakëve.
Në zonë ka forca zjarrfikëse dhe ushtarë për të kontrolluar flakët e zjarrit, ndërsa mësohet se kanë ardhur në ndihmë forca zjarrfikëse nga Vlora.
Flakët e zjarrit janë përhapur sërish këtë të enjte për pasojë të erës që fryn në zonë.
Discussion about this post