GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Përvetësimi i 2 mld lekëve/ Dritan Agolli fryn fondet e tenderëve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) i drejtuar nga Dritan Agolli, po bën kërdinë me tenderët.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) i drejtuar ngas Dritan Agolli, po bën kërdinë me tenderët.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) i drejtuar nga Dritan Agolli, po bën kërdinë me tenderët. Rrjedhimisht po vjedh me thasë fondet publike. Në shkurt t këtij viti SPAK nisi hetimet për Agollin pasi denoncimit të një tenderi 500 mijë dollarë në media. Ndërsa hetimet vazhdojnë, Agolli nuk shqetësohet fare por vazhdon të abuzojë përmes  tenderëve pa garë. KLSH ka renditur në raportin më të fundit abuzimet e FSHZH-së me tenderë në këtë dy vite. Gjetja kryesore janë manipulimet e shpenzimeve reale në raport me fondet e raportuara, kontrata pa garë dhe tender për miqtë e ngushtë.

Si u manipulua tenderi për molin e fshatit turistik të Samir Manes 

Fjala është për ndërtimin e një moli që të kenë akses në det skafet e fshatrave turistikë në Drymadhëz. Veçanërisht për oligarkun Samir Mane. KLSH ka audituar kontratën e tenderit për “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban ne zonën e Plazhit Palasë–Drymadhes”. Sipas KLSH për çdo kategori punimesh  FSHZH ka rrëmbyer nga 30-60 milionë lekë më shumë nga se janë shpenzuar realisht.

“Kategorizimi i punimeve NP–2 Kateg. C (51-100 milionë) nuk përputhet me volumin apo vlerën e zërave përkatëse të preventivit. Vlera e punimeve për “ndërtime civile dhe industriale” është më e vogël se 20 milionë lekë, për të cilat do të mjaftonte kategoria A.

Kategorizimi i punimeve NP–8 Kateg. D (101-200 milionë) nuk përputhet me volumin apo vlerën e zërave përkatëse të preventivit. Pasi nga vlera e punimeve për “Ndërtime detare dhe punime thellimi në ujë” është më e vogël se 101 milionë lekë (62.544.008 lekë) për të cilat do të mjaftonte kategoria C”, thuhet në raport.

 

Vjedhjet me parkimet

240 milionë lekë dëme ka shkaktuar  FSHZH për shkeljet me tenderin : “Ndërtimi i godinës së parkimit dhe hapësirave mbështetëse në Berat”. Në këtë rast, evidentohet se FSHSH si Autoritet Kontraktor nuk ka bërë vlerësimin e ofertave sipas ligjit.

Kjo ka sjellë kualifikimin e ofertave më të shtrenjta. Në tabelën më poshtë duket qartë që më shumë se 4 kompani kanë paraqitur oferta 100 milionë lekë më lirë.  KLSH shprehet se skualifkimi i disa kompanive bie ndesh me ligjin. Duke theksuar se dy prej tyre mund të rrisnin eficiencën dhe të shmangnin riskun për fondin limit.

“Së pari, konstatohet se KVO-ja ka kryer veprime të cilat bien ndesh me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Së dyti, për të paktën dy oferta përpara së të kryente skualifikimin e sipërcituar, në interes të AK, mund të konsideronte qëllimin e LPP, “të rrisë efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike si dhe të ulë shpenzimet procedurale””, thekson KLSH.

Sipas raportit, nëse do të ishte zbatuar ligjin në këtë tender, do të ishte shmangur efekti negativ të fondeve publike në vlerën 24,416,568 lekë.

Të Të njëjtat shkelje janë përsëritur edhe te tenderi  “Ndërtimi i godinës së re dhe parkimit të Bashkisë Divjakë”. Edhe në këtë rast vlerësohet se AK ka vendosur kritere burokratikë për garën. Duke lënë jashtë saj ofertat më të mira. Nga ky tender ku fituesi është shpallur me korrupsion kanë përfunduar në kosh 6,361,134 lekë të reja.

Ndërkohë 33,885,411 lekë janë çuar dëm nga dhënia pa garë e tenderit me objekt “Ndërtimi i godinës së parkimit dhe hapësirave mbështetëse në Gjirokastër”. Vetëm në këto raste të evidentuara, drejtori i FSHZH në pak kohë ka futur në xhepin e tij  mbi 2 miliardë lekë. Ndërsa ekzistojnë edhe shumë projekte të tjerë abuzivë.

Lexo edhe: Dritan Agolli derdh 600 milionë për Parkun imagjinar të Breshkave të Lali Erit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimeFSHZHmocalpagesaparkingperfitimeraporteshkeljetendertendera

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Çantat plot me drogë, dështon skema e 3 trafikantëve në Shkodër

Çantat plot me drogë, dështon skema e 3 trafikantëve në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person
Aktualitet

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26

Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e Pyllit të Sodës,...

Lexo më shumë
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26
Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com