GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përvjetori i 31-të të degës së PD-së Durrës, Berisha: Opozita më e fortë se kurrë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përvjetori i 31-të të degës së PD-së Durrës, Berisha: Opozita më e fortë se kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë i pranishëm këtë të martë në përvjetorin e 31-të të themelimit të PD dega Durrës. Ai ka thënë gjatë fjalës së tij përshëndetëse, se PD është më e fortë se kurrë dhe nga tashmë e në vazhdim do të bëjë opozitë të vërtetë.

“Të dashur demokratë të Durrësit dhe themelues të kësaj dege, ish-drejtues të institucioneve vendore e qendrore. Të rinj e të reja të cilët jeni sot promotori kryesor i kësaj përpjekje të madhe të Partisë Demokratike për të marrë misionin e saj të një opozite të vërtetë e të përmbysjes së narko shtetit si formë qeverisje e bazuar në krimin dhe drogën. Si një provë qeverisje që meriton në çdo aspekt të quhet regjimi më i keq. Të dashur miq, përvjetorët janë momente reflektimi dhe bilanci. Si PD ne themeluam pluralizmin politik në Shqipëri.

Themelimi i PD, shënon vendosjen e sistemit pluralist, por shënon edhe vendosjen e votës së lirë në themel të funksionimit të forcës sonë politike dhe të shoqërisë shqiptare. Sot pas 30 vitesh PD mbetet një nga dy forcat politike më të mëdha. Duhet të pranojmë që forcat politike që përmbysën diktaturat komuniste në vitet ’90, nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi në atë akt madhor historik që kryen. Kjo nuk ndodhi me PD. PD, me gjithë tronditjet e mëdha që pësoi përsëri mbeti forcë kryesore politike e vendit. Ajo kishte raste, periudha, shumë herë më të vështira se simotrat e saj në vendet ish-komuniste, në të cilat ajo mund të përfundonte në arkivat e historisë. Kjo nuk ndodhi, nuk ndodhi para së gjithash, para idealeve fisnike të burrave e grave, të rinjve e të rejave, idealeve të shtresës së të përndjekurve politikë që kishin sakrifikuar mijëra jetë për idealet më të larta njerëzore” – tha Berisha. 

Ai më tej u shpreh se sot kemtohet përvjetori i themelimit të PD në Durrës e mbarë Shqipërisë, si një opozitë vigane, si një opozitë që ka rikthyer në themelet e saj vlerat më të arrira, rikthejmë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, riktheu ato vlera që çdo shoqëri e lirë i ka mbrojtur, i ka ruajtur, i ka përcjellë nga brezi në brez.

“Ne kremtojmë sot përvjetorin e themelimit të PD në Durrës e mbarë Shqipërisë, si një opozitë vigane, si një opozitë që ka rikthyer në themelet e saj vlerat më të arrira, rikthejmë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, rikthejmë familjen dhe vlerat e saj, rikthejmë atdhetarinë dhe patriotizmin, riktheu ato vlera që çdo shoqëri e lirë i ka mbrojtur, i ka ruajtur, i ka përcjellë nga brezi në brez. Sot ne jemi të lirë, sepse pavarësisht nga regjimi i krimit, pavarësisht nga dhuna e presoni, ne vendosëm këtë vjeshtë të ngrihemi si njerëz të lirë. Ne vendosëm t’i themi Edvin Ramës se mos luaj me opozitën, shumë shpejt do e provosh se sa do të paguash me lojën tënde me pluralizmin dhe opozitën shqiptare. Unë do ta mbyll fjalën time duke falënderuar edhe njëherë shumë përzemërsisht themeluesit. Forca politike e themeluar në dhjetor të ’90 është më e fortë e më e fuqishme se kurrë në ekzistencën e saj” – tha Berisha.

Etiketa: degaDurresOpozitaPDpervjetoriSali Berisha

Lajme të lidhura

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”
Breaking Views

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26
Para
Dërgesat e emigrantëve shënojnë rritje rekord në Kosovë

Dërgesat e emigrantëve shënojnë rritje rekord në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com