GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pesë efektet e kondicionerit në shëndet

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë efektet e kondicionerit në shëndet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes, në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

 

  1. Probleme me frymëmarrjen.

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrate nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen, përfshirë pneunominë, dhe inflamacion të theksuar të mushkërive.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

 

  1. Lodhje dhe dhembje koke.

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht.

Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë.

Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i vitit 2004 i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner qendror, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh dhe parehatie se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe mundohuni të dilni herë pas here në ajër të pastër, në mënyrë që temperatura e trupit tuaj të jetë më e balancuar.

 

  1. Ndotje e ajrit.

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme, veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

 

  1. Tharje e lëkurës.

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj.

Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

 

  1. Vizita të shpeshta tek mjeku.

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni në zyrë ose shtëpi pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur./AgroWeb.org

Etiketa: efektetKondicionerishendeti

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat

Vritet 26 vjeçari, dyshimet e para. Emri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’/ Donjeta Sadiku merr medaljen e artë, mposht boksieren serbe në finale
Sport

Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’/ Donjeta Sadiku merr medaljen e artë, mposht boksieren serbe në finale

18:12 - 27/08/26

Donjeta Sadiku ka shkruar një tjetër faqe të artë për sportin e Kosovës. Boksierja kosovare është shpallur kampione në Lojërat...

Lexo më shumë
Egnatia synon grupet e Europa League, publikohet formacioni zyrtar ndaj Lillestrom

Egnatia synon grupet e Europa League, publikohet formacioni zyrtar ndaj Lillestrom

17:59 - 27/08/26
Alarmi për bombë në disa institucione të vendit dhe në SPAK, zbulohen nga u dërguan emailet kërcënuese

Alarmi për bombë në disa institucione të vendit dhe në SPAK, zbulohen nga u dërguan emailet kërcënuese

17:40 - 27/08/26
Gent Progni: Në shtator do të ketë surpriza nga protesta, do të përshkallëzohet! SHBA do godasë fort

Gent Progni: Në shtator do të ketë surpriza nga protesta, do të përshkallëzohet! SHBA do godasë fort

17:19 - 27/08/26
Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com