GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pesë mënyra të thjeshta si të hiqni dhjamin rreth belit

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë mënyra të thjeshta si të hiqni dhjamin rreth belit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të humbasësh kilogramët e tepërt nuk është gjithnjë një mision shumë i thjeshtë prandaj ekspertët gjejnë mënyra të reja për ta arritur këtë.

Vështirësia më e madhe është largimi i dhjamit në zonën rreth barkut dhe belit e për këtë do të flasim edhe në këtë artikull. AgroWeb.org ju tregon 5 mënyra efikase të cilat do ju ndihmojnë të ndiheni më të dobët gradualisht.

Eliminoni sheqerin

Këshilla e parë nis nga ushqimi dhe tek ushqimet që ju shëndoshin më shumë.

Sheqeri apo çdo recetë që e përmban këtë përbërës nuk duhet të jetë pjesë e dietës tuaj.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb tregon se sheqeri i shtuar përveçse ju shëndosh është dhe shumë i dëmshëm për organizmin dhe metabolizmin tuaj. Kur konsumoni shumë sheqer mëlçia furnizohet me shumë fruktozë e cila më pas kthehet në dhjam.

Një tjetër studim mbi fëmijët dhe peshën tregoi se 60% e pjesëmarrësve që konsumonin sheqer çdo ditë ishin më të prirur për të vuajtur nga obeziteti.

Kështu që mundohuni të eliminoni sa më shumë pijet me sheqer dhe ushqimet e pasura me të. Këtu futen lëngjet e përpunuar të frutave, çajërat e ftohtë të gatshëm apo pijet me gaz.

Hani më shumë proteina

Proteinat ju ndihmojnë të rrisni muskuj të shëndetshëm ndaj është mirë t’i konsumoni në çdo kohë.

Ato njihen si një nga makronutrientët më të rëndësishëm për të humbur në peshë.

Proteinat mund ta ndalojnë ndjenjës e urisë me 60% dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori e të qëndroni më gjatë të ngopur gjatë një dite.

Ato janë efikase sidomos për të eliminuar dhjamin në zonën e barkut ndaj mundohuni të konsumoni më shumë vezë, peshq, bushtajorë, arra, mish dhe bulmet.

Më pak karbohidrate

Konsumimi i më pak karbohidrateve është rruga më efektive drejt largimit të dhjamit.

Kjo mbështetet edhe nga studimet të cilat tregojnë se kur njerëzit heqin dorë nga kimikatet, uria ulet dhe kilogramët largohen.

Pra evitoni karbohidratet e përpunuara si sheqeri, karamelet dhe buka e bardhë.

Nëse keni si qëllim të humbisni shpejt kilogramët e tepërt, ekspertët këshillojnë të konsumoni vetëm 50 gramë karbohidrate në ditë.

Konsumoni ushqime me fibra

Fibrat gjenden më së shumti tek perimet dhe frutat, pra mund ta kuptoni të gjithë vlerën që trupi juaj përfiton. Fibrat ju mbajnë të ngopur dhe ju ndihmojnë të largoni kilogramët e tepërt. Një studim tregoi se rreth 14 gramë fibër në ditë bashkë me uljen e kalorive me 10% mund t’ju ndihmojë humbisni rreth 2 kilogramë në më pak se 4 muaj.

Mënyra më e mirë për të përfituar më shumë fibra është të konsumoni shumë perime, sidomos bishtajorë, drithëra dhe fruta.

Ushtrohuni

Ushtrimet janë çelësi i një trupi të shëndetshëm e në formë ndaj nuk mund t’i lini mënjanë kurrsesi.

Sidomos për zonën e barkut do ju duhet të ushtroheni në mënyrë intensive për të humbur të gjithë kilogramët e tepërt.

Në ndryshim nga stërvitja me peshë të rënda, ajo çfarë ju ndihmon në këtë rast janë ushtrimet aerobike, vrapi, noti apo ecja e shpejtë./AgroWeb.org

Etiketa: belimenyrathjeshta

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Navalny: Në burg më torturojnë me fjalime të Putinit me zë të lartë

Navalny: Në burg më torturojnë me fjalime të Putinit me zë të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com