GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pesë situata që tregojnë se është koha të ndaheni

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë situata që tregojnë se është koha të ndaheni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse tingëllon keq, e vërteta është se ndonjëherë qëndrojmë në një marrëdhënie sepse na është bërë pjesë e jetës. Kështu vijojmë të stresohemi, të kalisim durimin për disa gjëra me të cilat s’do të mësohemi kurrë dhe ja, vjen dita kur ndihesh bosh, pa ndjenja dhe rrini bashkë vetëm për inerci.

Nëse marrëdhënia vjen në këtë pikë sa gjërat e listuara më poshtë bëhen të përhershme, duhet ta mendoni mirë a doni të qëndroni apo jo.

  1. Preferoni ta kaloni kohën me të tjerë.

Nëse nuk prisni me padurim të takoheni me të, do të thotë se diçka mungon në marrëdhënien tuaj. Natyrisht që të kaloni kohë edhe me të tjerë pa u bërë të varur nga njëri-tjetri është shumë e shëndetshme për një marrëdhënie, por nëse keni më shumë dëshirë të rrini me miqtë sesa me njëri-tjetrin, është një shenjë shumë e keqe.

  1. Ndjeni një lloj entuziazmi kur imagjinoni jetën single.

Nëse ideja e të qenit single duke gjuajtur ju vjen shpesh në mendje, do të thotë se po kërkoni të shkëputeni. Ju kujtohen ish-ët? Po ju intereson dikush i ri? Sikur marrëdhënia mes jush të shkonte mirë, nuk do t’ju binte ndërmend për askënd tjetër.

  1. Të përpiqeni për këtë marrëdhënie ju duket e lodhshme.

Nuk është asnjëherë e drejtë kur njëri prej partnerëve vendos të ndalojë së dhëni. Sepse më vonë, do të heqë dorë edhe tjetri, dhe kjo herët apo vonë do t’ju çojë në ndarje, citon Anabel.

  1. Dëshira për seks është më e ulët se kurrë.

Po kaloni më shumë kohë se zakonisht pa kryer marrëdhënie? Keni raporte të shkurtra seksuale, pas të cilave ndiheni bosh dhe të pakënaqur? Dhe mbi të gjitha, nuk gjeni motivimin për ta kthyer pasionin? Do të thotë se thjesht jeni lodhur dhe nuk dëshironi të jeni më bashkë.

  1. Nuk ju intereson mendimi i partnerit pas një sherri.

Në fillimet, grindjet përpiqeni t’i çoni në rrugën e duhur, për të kuptuar më shumë nga njëri-tjetri dhe pa e lënduar. Nëse ajo çfarë nxirrni pas grindjes thjesht nuk ju intereson më, është e kotë. Madje, mund edhe të mos e merrni fare mundimin të ziheni sepse, “kush ka nerva”.

 

Etiketa: etapafejeselidhjenfarje

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Skandal/ Hajdutët vjedhin kasafortën e xhamisë natën e Bajramit

Skandal/ Hajdutët vjedhin kasafortën e xhamisë natën e Bajramit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com