GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pesë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve

08:58 - 04/02/24
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme që prekin shëndetin e lëkurës. Duart janë të parat që përballen me pasojat e këtyre ndryshimeve. Ato përthahen dhe rrudhen më shpejt, jo vetëm prej temperaturave të ftohta por edhe prej ekspozimit afatgjatë ndaj ujit, kimikateve të ndryshme, papastërtive dhe diellit.

Vaji i Ullirit

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se vaji i ullirit përmban acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë. Këta të fundit e ushqejnë, hidratojnë dhe zbusin lëkurën.

Mjafton të lyeni lëkurën me vaj ulliri dhe ta mbani për pak minuta përpara se ta lani.

Mjalti

Mjalti ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve. Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet. Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

Ajka e Qumështit

Ajka e qumështit përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo ruan ekuilibrin e pehashit në lëkurë dhe e ushqen atë. Ajka është e pasur me yndyrë ndaj e zbut ndjeshëm lëkurën e duarve. Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta. Më pas lajini duart me ujë të vakët. Këtë kurë mund ta bëni çdo ditë dhe duart tuaja të tjerët do t’i kenë zili.

Kosi

Kosi është aleat i shkëlqyer i lëkurës. Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit. Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Lëngu i Limonit

Lëngu i limonit bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës. Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë. Vitamina C nga ana tjetër shmang rrudhat e para që shkaktohen nga tharja afatgjatë e lëkurës.

 

Etiketa: produktetharje duarsh

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Zbulohet një laborator për përgatitjen e drogës, në pranga shqiptari

Zbulohet një laborator për përgatitjen e drogës, në pranga shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com