GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pesë zakone të mëngjesit që rregullojnë sheqerin në gjak pa ilaçe

18:18 - 04/12/23
në Breaking Views, Kuriozitete, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë zakone të mëngjesit që rregullojnë sheqerin në gjak pa ilaçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse monitoroni nivelet e sheqerit në gjak, mund të jetë zhgënjyese t’i shihni ato të larta që në mëngjes. Megjithatë, nivelet më të larta të glukozës në orët e mëngjesit konsiderohen normale, pasi trupi prodhon kortizol, hormonin e stresit, i cili mund të çojë në një rritje të sheqerit në gjak rreth orës 7 ose 8 të mëngjesit, shpjegon Kunal K. Shah, asistent profesor në departamentin e endokrinologjisë në Shkollën Mjekësore Rutgers Robert Wood Johnson në New Brunswick, New Jersey.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të filloni ditën tuaj duke adoptuar zakone të shëndetshme që do ta mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak me kalimin e ditës.

Një gotë me ujë

Gjëja e parë që duhet të bëni kur hapni sytë është të hidratoni. Sipas ekspertëve, kur jeni të dehidratuar, trupi juaj përmban më pak ujë, duke rezultuar në nivele më të larta të sheqerit në gjak, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Sheqeri i lartë gjithashtu krijon më shumë diurezë, e cila mund t’ju bëjë edhe më të dehidratuar. Prandaj sigurohuni që të pini ujë në mëngjes, por edhe gjatë gjithë ditës.

Mëngjesi i ekuilibruar

Një mëngjes i mirë mund t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu të rregullojë nivelet e sheqerit. Kjo mund të arrihet duke zgjedhur një mëngjes të pasur me proteina dhe fibra për të ngrënë brenda një ore pas zgjimit. Në këtë mënyrë shmangen vlerat e paqëndrueshme të glukozës, të cilat mund të ndodhin nëse anashkalohet mëngjesi, por edhe për të ruajtur ngopjen, thekson Anthea Levi, dietologe.

Një zgjedhje e mirë është një omëletë me perime dhe avokado dhe një fetë bukë gruri integral ose puding me fara chia me manaferra dhe kos.

Një filxhan kafe

Nëse kafja është një element kryesor i rutinës suaj të mëngjesit, mund të mos keni nevojë ta hiqni dorë plotësisht. Megjithatë, duhet kujdes në përdorimin e sheqerit. Megjithëse CDC vëren se disa njerëz janë thjesht tepër të ndjeshëm ndaj kafeinës dhe mund të vërejnë një rritje të sheqerit në gjak vetëm nga kafeja e thjeshtë, çështja e vërtetë është se çfarë i shtoni asaj, sipas Anthea Levi.

Sa i përket qumështit, dietologu sugjeron që të preferoni një sasi të vogël qumështi me pak yndyrë ose një pije me bazë bimore pa sheqerna të shtuara.

Zgjohu më herët

Stresi i përgatitjes në mëngjes nga ana tjetër rrit nivelet e sheqerit në gjak pasi prodhohet më shumë kortizol, sipas Dr. Shah. Kjo ndodh sepse sasi më të mëdha të glukozës lëshohen në gjak nga mëlçia.

Prandaj dr. Shahu rekomandon t’i jepni vetes më shumë kohë në mëngjes. Kjo sigurisht do të thotë që duhet të keni kujdes dhe të flini herët, në mënyrë që të plotësoni të paktën 7 orë gjumë cilësor.

Në të njëjtën kohë, ju mund të aplikoni qetësinë në rutinën tuaj të mëngjesit duke bërë meditim ose joga ose duke dëgjuar muzikë relaksuese.

Ushtroni zgjuar

Edhe një shëtitje dhjetë minuta pas mëngjesit është e mjaftueshme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, sipas Anthea Levi. Prandaj, ushtrimet e tjera aerobike, të tilla si çiklizmi ose vrapimi, janë veçanërisht të dobishme në rregullimin e sheqerit. Nga ana tjetër, megjithatë, do të ishte mirë të shmangeshin ushtrimet me pesha , pasi ato mund të kenë rezultate të kundërta, sipas Dr. Shahu.

Etiketa: sheqeri

Lajme të lidhura

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
“Shqipëria në Europian? S’është rastësi”, Rossi: Ja si zgjidhen lojtarët

“AS” skanon Shqipërinë, si u transformuan kuqezinjtë në 1 dekadë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së
Aktualitet

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi...

Lexo më shumë
Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

14:32 - 05/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com