GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

13:23 - 24/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbërthyer dosjen e SPAK për AKSHI-n, duke thënë se ky institucion ishte një “pishinë peshkaqenësh”, ndërsa Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Rama ishte ‘kryepeshkaqeni’.

Berisha deklaroi se tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit i përcaktonte Linda Rama, bashkëshortja e Edi Ramës.

Sipas kreut të PD, biznesmenët i priste drejtoresha e AKSHI-t, e cila më pas i drejtonte tek biznesmeni, Ermal Beqiri, ky i fundit i dërgonte tek Ergys Agasi.

“Tani, qytetarët kanë dëgjuar në mënyrë të përsëritur se afera e AKSHI-t është njëra nga aferat më të zeza, më të mëdha në historikun e regjimit të hajdutëve të Edi Ramës. Kjo aferë, të cilën Edi Rama mburrej me AKSHI-n, e quante atë histori suksesi, rezulton të jetë historia më mafioze në historinë e një shteti.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë për çdo shqiptar, strumbullari i të gjithë aferës së AKSHI-t është çifti Rama, Edi dhe Linda Rama sepse përfituesi i qindra tenderave, për të cilët janë marrë peng biznesmenë, për të cilët AKSHI është shndërruar në pishinën e peshkaqenit, siç thotë peshkaqeni Ermal Beqiri, strumbullari është Armand Frangu, është baxhanaku i Edi Ramës, është Linda Rama dhe Edi Rama.

Shpreh vlerësimin tim maksimal për të gjithë gazetarët investigativë dhe jo investigativë, të cilët po zbërthejnë dosjen e AKSHI-t. Por njerëzisht u kërkoj, mos injoroni dhe mos u trembni t’u thoni shqiptarëve të vërtetën se Armand Frangu është krye-peshkaqeni i AKSHI-t. Se Ergys Agasi, Ermal Beqiri, kanë vepruar që të gjithë në funksion dhe në bashkëpunim me Armand Frangun. Se Sali Berisha, në vitin 2024, ka paraqitur para publikut regjistrimin ambiental të bërë bisedës së Gerond Meçes me një person tjetër që do merrte pjesë në tendera.

Dhe se në atë bisedë, Gerond Meçe i thotë: kompania ABS është e Frangut, e baxhanakut, pavarësisht se është e regjistruar në emër të Gerondit. Dhe se fituesit e tenderave, natyrisht i përcakton patronazhistja Linda Rama.

Çfarë ka treguar dosja? Ka treguar një gjë shumë interesante. Biznesmenët që donin të marrin pjesë në tendera, i priste Mirlinda e gjorë e AKSHI-t, të cilin avokati Edi Rama, për të shpëtuar Lindën e Surrelit, për t’ia mbyllur gojën për Lindën e Surrelit, e paraqet si të varfër që ka gjetur një apartament okazion me qira. Apartamenti o miqtë e mi, 210 metra, një vrap kali.

Apartamenti i Lindës që banon bashkë me djalin, 210 metra. Por kur biznesmenët paraqiteshin tek kjo, Linda e AKSHI-t i dërgonte ata tek Ermal Beqiri në hotele luksoze. Dhe Ermal Beqiri u deklaronte atyre se AKSHI është një pishinë peshkaqenësh. Imagjinoni ju se çfarë suksesi është AKSHI i Edi Ramës. Je futur në pishinë peshkaqenësh dhe tani duhet të takosh Ergys Agasin.

Ergys Agasi në çdo hap përfaqësonte Ramën dhe ishte vetë Rama. Në një rast, një shtetase shqiptaro-gjermane, e cila paraqet ofertë pikërisht në fushën ku ishte absolut Armand Frangu, në fushën e pajisjeve kompjuterike për shkollat, dhe kjo kalon një proces kafkian. Kjo zonja. Dhe në fund për të shpëtuar, për të dalë nga ai proces, paguan edhe 1 milion dollarë ryshfet.

Kurse Rama i AKSHI-t ose Ergys Agasi, pasi rregullonte tenderat, merrte për to minimumi 1 milion euro gjobë dhe bëri në një vit 11 milionë euro. Historia e suksesit, thotë Rama, sepse paratë janë të Ramës, ndahen me Ramën.

Përveç sa vidhte Armandi, që mori për inteligjencën artificiale 75 milionë euro dhe ajo nuk ekziston. Inteligjenca artificiale e Armand Frangut është identik me djegësin e Tiranës, as nam as nishan nuk ekziston. Por nuk mjaftnin këto, por edhe të tjerë duhet të paguanin ryshfete të majme, milionëshe.

Pse kjo dhe si ka mundësi? Po, tenderat në fushën e high tech janë tenderat në të cilat mund të spekulohet në mënyrën më të jashtëzakonshme. Në këtë fushë, mund të luhet me çmimet në mënyrë të paimagjinueshme.

Urdhëroni, tenderi 75 milionë euro për përmirësimin e inteligjencës artificiale që nuk ekziston. Arben Ahmetaj ka paraqitur dokumente zyrtarë se si krye-peshkaqeni Armand Frangu, dhe u them medieve mos u trembni dhe damkosni Ramën, Lindën dhe kunatin e tyre, me fatura ka sjellë kompjutera për shkollat në Shqipëri dhjetëfishi i çmimit me të cilin ato shiten në dyqanin e shitjes me pakicë në Vjenë.

E kuptoni se çfarë ndodh në këtë fushë? Fitimet në këtë fushë janë më të mëdha se me kokainë. Në AKSHI është fjala. AKSHI është agjenci shtetërore. Si erdhëm këtu? Dora vetë Edi Rama. Në vitin 2017, Edi Rama me një vendim të shkruar nga kunati i të shoqes, vendos që të gjitha tenderat në fushën e IT në Shqipëri të bëhen nga AKSHI. Pra, Linda e Surrelit dhe kunati i saj, të bëheshin padronë të çdo prokurimi në fushën e IT, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dhe kjo solli pastaj pishinën e peshkaqenëve apo kopshtin privat të Edi Ramës,” tha Berisha.

Etiketa: berishaPESHKAQENRama

Lajme të lidhura

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan
Aktualitet

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan

14:25 - 24/04/26
Shqipëria, hapësirë ushtarake për të sulmuar Iranin? Berisha: Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA
Aktualitet

Shqipëria, hapësirë ushtarake për të sulmuar Iranin? Berisha: Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA

14:07 - 24/04/26
Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut
Aktualitet

Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

13:04 - 24/04/26
Para
Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

14:45 - 24/04/26

Çmimet e naftës janë ngjitur në nivelin më të lartë që nga shpallja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa...

Lexo më shumë
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan

14:25 - 24/04/26
Shqipëria, hapësirë ushtarake për të sulmuar Iranin? Berisha: Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA

Shqipëria, hapësirë ushtarake për të sulmuar Iranin? Berisha: Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA

14:07 - 24/04/26
Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

14:00 - 24/04/26
Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

13:23 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com