GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Peshku i madh në telefonin tim është Rama”, kryeministri i përgjigjet Kryemadhit: Nuk ka bir nëne dhe bir…

22:12 - 31/10/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Peshku i madh në telefonin tim është Rama”, kryeministri i përgjigjet Kryemadhit: Nuk ka bir nëne dhe bir…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri u është përgjigjur akuzave të deputetes Monika Kryemadhi e cila tha se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Kryemadhi është në hall të madh dhe se nuk do të debatonte me një person që ka halle me drejtësinë.

“Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK e thërret, do të shkojë atje. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim.

I pyetur nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.

Blendi Fevziu: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?

Edi Rama: Mua?

Blendi Fevziu: Po!

Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.

Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?

Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.

Blendi Fevziu: Pse?

Edi Rama: E kemi shpjeguar këtë tani. Me këtë do merremi tani? Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. U premtove njerëzve që do flasim për ekonominë dhe pensionet. Tani shkojmë te McGonigal merremi me telefonin e një hallexhie, dalim ke këta hallexhinjtë e tjerë. Këta janë njerëz në hall.

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili nga hetimet e drejtësisë rezultoi se ka bashkëpunuar me grupet kriminale që të ishte në listën e sigurt për zgjedhjet parlamentare.

Për kreun e qeverisë, këto janë broçkulla, ndërsa u shpreh se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë bërë zullume dhe me ta merret drejtësia.

“Nuk është bërë hetim i treti apo i pesti. Këto janë broçkulla. Nuk është aspak e pamundur që në një vend se i yni njerëzit të dinë diçka paraprakisht dhe të fillojnë ta përdorin. Ai është subjekt sot i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar ndaj tij. Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet. Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS, dikush që ka marrë besim nga unë e ka shpërdoruar dhe ekspozohet nga drejtësia. Unë ndihem i lehtësuar. Përzgjedhja e njerëzve bëhet edhe mbi bazën e atyre që di. Në rrugën e jetës shumë njerëz rrugës, devijojnë, bien në gracën e përfitimit të paligjshëm dhe ka një sistem që i ndëshkon. Të të them që edhe kur larg qoftë je në familje mund të ndodhë që fëmija të dalë nga shinat”, tha Rama në Opinion.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

“Ta rrëzojmë regjimin e Rmës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Rmës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Aktualitet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Para
“SPAK ka dhënë rezultate”/ Berisha komenton deklaratën e Gonzatos: Në përgjime del prokurori që bën pazar me vrasësin

“SPAK ka dhënë rezultate”/ Berisha komenton deklaratën e Gonzatos: Në përgjime del prokurori që bën pazar me vrasësin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ta rrëzojmë regjimin e Rmës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Rmës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm...

Lexo më shumë
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

12:08 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com